Home Këshilla të ndryshme Çokollata për humbje peshe

Çokollata për humbje peshe

Çokollata për humbje pesheÇokollata quhet Lola, ndërsa përmban kimikalie të cilat e zvogëlojnë ndjenjën e urisë. Shija e çokollatës për humbje të peshës është e pasur dhe e shijshme sikurse çokollata e thjeshtë.

E vetmja mangësi e çokollatës Lola është pamja e saj. Në të vërtetë, ngjyra nuk është sikurse ajo e çokollatës së thjeshtë, sepse në të shihet gjurma e ngjyrës së gjelbër, ndërsa kjo është përbërja që ndihmon në humbjen e peshës.

Super-çokollatën e kanë shpikur studiuesit spanjollë, të cilët thonë se çokollata e pengon ngrënien e tepërt, sepse e jep ndjenjën e ngopjes.

Ata theksojnë se ajo ka përbërje të forta antioksiduese.

Lola nuk përmban kolesterol, ndërsa është e mirë edhe për tretje, sepse e nxit metabolizmin. Bëhet fjalë për çokollatë njëqind për qind natyrale, e cila është bërë nga kakao nga Peruja dhe Sanra Domingo. Siç është paralajmëruar, çokollata qysh për Krishtlindje do të jetë në shitje.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...