Home Ushqim Çokollata, shton në peshë apo jo?

Çokollata, shton në peshë apo jo?

Sipas një studimi më të fundit amerikan, nëse çokollata konsumohet rregullisht, ajo mund të ndihmojë për ta ulur indeksin e masës së trupit. Kjo masë është sasia e yndyrës, bazuar në lartësinë dhe peshën trupore.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego, ishin duke studiuar gjendjen e rreth 1 000 burrave dhe grave në moshë mesatare 57 vjeç, për një studim mbi kolesterolin. Ndërsa mblidhnin të dhëna mbi zakonet e ushqimit, shkencëtarët rastësisht zbuluan se pjesëmarrësit që hanin çokollatë më shumë se dy ditë në javë, kishin një BMI më të ulët se ata që nuk hanin çokollatë aq shpesh.

Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt pse ngurrojnë ta rekomandojnë çokollatën si një lloj terapie kundër mbipeshës – për shkak të kalorive të larta që përmban.

Por, çokollata është e njohur për substanca kimike, të cilat, përveç kundër sëmundjeve të zemrës, mund të ndikojnë në metabolizmin apo në mënyrën se si trupi djeg kaloritë. Ky ishte një zbulim krejt i rastësishëm, por hulumtime tjera pritet të vijojnë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...