Home Këshilla të ndryshme Cokollatë kundër sulmit në tru

Cokollatë kundër sulmit në tru

Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit çokollatës! Konsumimi i një çokollate mesatare brenda javës, mund të parandalojë goditjen në tru.

Një studim i ri ka zbuluar se personat të cilët janë konsumues të rregullt të çokollatës, janë për 22% më pak të rrezikuar që të pësojnë sulm në tru.

Nga ana tjetër, njerëzit të cilët paraprakisht kanë përjetuar goditjen në tru, por hanë çokollatë, kanë 46% më pak gjasa që të kenë pasoja vdekjeprurëse.

Shkencëtarët thonë se efekti pozitiv i çokollatës vjen falë flavonoideve që gjenden në të, por besohet se çokollata përmban edhe përbërës tjerë të cilët i shërbejnë shëndetit.

Megjithatë, përkundër këtij efekti pozitiv, shkencëtarët rekomandojnë që çokollata të konsumohet në sasi mesatare, sepse teprimi çon deri te shfaqja e mbipeshës që ka efekte negative në shëndet

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...