Home Këshilla Seksuale Çorape të ngrohta për seks më të mirë

Çorape të ngrohta për seks më të mirë

orape-t-ngrohta-pr-seks-m-t-mir_hdQarkullimi i dobët i gjakut dhe shputat e ftohta, mund të jenë “vrasës” të rrezikshëm të epshit.

Jeni në dhomën e gjumit apo në ndonjë vend të përshtatshëm për të bërë seks, që të dytë jeni plot elan, paraloja fillon, fillojnë puthjet, prekjet dhe… shputat e ftohta akull të njërit prej partnerëve, thjesht ndikojnë te tjetri që ta prishin kënaqësinë e bërjes së dashurisë.

Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi kanë treguar që 80 për qind e femrave kanë pasur sukses të arrijnë kulmin e kënaqësisë kur i kanë pasur të mbathura çorapet e ngrohta, në krahasim me 50 për qind të cilat kanë qenë të zbathura.

Sipas mendimit të drejtuesit e studimit, Gert Holstegu, pos problemit me qarkullimin e gjakut, në shputat e ftohta ndikon edhe fakti se sa ndihen të sigurta dhe rehat femrat.

“Pjesët e trurit që kontrollojnë anksiozitetin dhe frikën – amigdala dhe korteksi parafrontal, duhet patjetër të jenë të shkyçur në mënyrë që femra të arrijë orgazmën. Ambienti i këndshëm, i cili mund të krijohet në temperaturë të përshtatshme të hapësirës, është faktor i rëndësishëm për të arritur kënaqësinë e dëshiruar”, thotë Holsteg.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...