Home Shëndetësi Çrregullimi i gjumit shenjë për sëmundje të Alzhaimerit

Çrregullimi i gjumit shenjë për sëmundje të Alzhaimerit

Çrregullimet në gjumë tek minjtë mund të jenë shenjë e hershme e sëmundjes së Alzhaimerit, ka vërtetuar hulumtimi i ekspertëve amerikanë i cili nëse tregohet i ngjashëm edhe te njerëzit do të mund të paraqesë një lëvizje të madhe para në zbulimin e hershëm të sëmundjes.

Është pikërisht dallimi i hershëm i kësaj sëmundje, që sipas ekspertëve do ta lehtësonte përparimin në shërimin e saj.

Tek njerëzit problemet me kujtesën shfaqen në fazat e mëvonshme, atëherë kur pjesë të trurit dëmtohen duke mos u shëruar më apo duke e bërë shërimin e vështirë, për të mos thënë të pamundshëm.

Shkencëtarët mendojnë se shtresat apo pllakat e formuara në tru ndikojnë në shfaqjen e probleme me gjumin. Hulumtimi ka treguar se kur minjve kishin filluar t’u formohen pllaka në tru, atëherë edhe ishin shfaqur problemet me gjumin.

Studimet në Uashington kanë treguar se minjtë gjatë ditës mesatarisht kishin fjetur rreth 40 minuta, por me formonin e pllakave në tru koha e gjumit ishte shkurtuar për gjysmë ore.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...