Home Këshilla të ndryshme Dardha për një sërë sëmundjesh

Dardha për një sërë sëmundjesh

dardhaDardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël , por ky frut ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh.Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.

1. Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

2.Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.

3.Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

4. Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

5. Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.

6. Dardha ul kolesterolin në gjak.

7. Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.

8. Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.

9. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime mund ta shkaktojnë migrenën

Krahas shumë faktorëve, edhe ushqimi ka një ndikim në rritjen e rrezikut nga  migrena, sëmundje kjo e cila është shumë e përhapur. Disa nga ushqimet që e shkaktojnë migrenën janë: Vezët- nëse keni një sistem tretës të ndjeshëm, atëherë duhet të keni kujdes me konsumimin e vezëve. Ato në disa raste mund ta rrisin sasinë e amoniakut, duke e dëmtuar sistemin...