Home Këshilla Seksuale Dashuria është si droga

Dashuria është si droga

Dashuria është si një varësi nga droga dhe për fat të keq, kur ajo përfundon, mund të  shkaktojë simptomat e tërheqjes dhe pasojat e kësaj mund të jenë të paparashikueshme.

Ky fakt del nga një studim i fundit, i publikuar në gazetën “Neurophysiology” nga studiuesit Lucy Broën dhe Sauli Korey të universitetit Yeshiva në Nju Jork.

Ekspertët analizuan përmes imazhit të rezonancës magnetike se çfarë ndodh në trurin e 15 studentëve të universitetit kohët e fundit të braktisur nga të dashurit e tyre.

Vullnetarët janë testuar në momentet e dridhjes së trurit të tyre, ndërsa kanë marrë vesh se të dashurit e tyre i kanë lënë.

Dhe është vënë re sesi zona nervore hiper-aktive të ndryshme kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

E tillë ka qenë edhe ajo para-ballore dhe e lëvores orbito-frontale në tru, e cila lidhet me dëshirën dhe varësinë, në veçanti me sistemin e varësisë që krijohet nga kokaina dhe drogat e tjera.

Që të gjitha këto reagime shoqërohen edhe me dhimbje fizike apo edhe stres.

Studimi tregon në fund se braktisja nga ana e më të dashurve, gjeneron reagime të  çmendura në tru për dashurinë e pikëlluar, aq të çmendura saqë ndonjëherë mund të çojë në gjeste të paparashikuara si ai i vetëvrasjes.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...