Dashuria online, kujdes nga kurthet

Kërkimi i shpirtit binjak online mund të kthehet në një makth. Për këtë arsye e përditshmja franceze “Le Monde” u bën një apel në faqen e saj të gjithë atyre që kanë qenë viktima shantazhi, kërcënimi apo uzurpimi të identitetit.

“Dashuri online, nëse jeni mashtruar, dëshmoni”, shkruan gazeta prestigjioze franceze, transmeton TCH.

Ajo nënvizon se në vitet e fundit është shfaqur një fenomen i ri shqetësues, ai i organizatave kriminale që fusin në kurthe online zemrat e vetmuara.