Home Këshilla të ndryshme Demenca parandalohet duke zvogëluar stresin

Demenca parandalohet duke zvogëluar stresin

Stresi jo vetëm që rrit rrezikun e kancerit, sulmet në zemër dhe tru, por gjithashtu mund të rrisë gjasat në humbjen e memories në pleqëri, sipas përfundimit të një studimi të publikuar në revistën shkencore që i dedikohet sëmundjes së Alzheimerit

Një epidemi e vërtetë e diktuar nga ritmi i punës, marrëdhëniet komplekse, angazhimet, stresi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe “një nga të këqijat e shekullit”.

Stresi mund të paraqesë lodhje, depresion, dhimbje koke, sulme paniku, ankth, pagjumësi, ndryshime në peshë, humbje të flokëve, si dhe tik nervor.

Studiuesit e universitetit të Kopenhagenit janë përqendruar në një nga simptomat karakteristike, ankthin psikologjik i cili manifestohet me nervozizëm, lodhje dhe demoralizim.

Janë analizuar të dhënat nga një sondazh i rreth 7 000 njerëzve në lidhje me nivelin e tyre të lodhjes në mes të 1991 dhe 1994, kur ata ishin mesatarisht 60 vjeçë.

Sipas studimit fajtori kryesor ishte niveli i tepërt i kortizolit hormonal dhe ndryshimet kardiovaskulare të lidhura me stresin, përcjell Atsh.

“Studimi ynë, tregon se ne mund të ndihmojë për të parandaluar demencën edhe duke u përballur me faktorët të rrezikut psikologjik, përveç faktorëve tashmë të njohur si pirja e duhanit, pirja e alkoolit, obeziteti, pasiviteti fizik dhe dieta e varfër’’, theksoi studiuesja Sabrina Islamoska.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

A po merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale

Secili prej nesh ka nevojë për dhjetëra vitamina dhe minerale, për të arritur shëndetin optimal. Por, si mund të mësoni nëse po konsumoni mjaftueshëm? Marrja e vitaminave dhe mineraleve mund të jetë një çështje sfiduese, për arsyet e mëposhtme: Numri i madh i vitaminave dhe mineraleve Më shumë se 31 vitamina thelbësore dhe minerale duhet të konsumohen rregullisht. Por, vështirë se dikush ka kohën...