Home Shëndetësi Depresioni dhe migrena janë të lidhura, ndërsa njëra gjendje e "rrezikon" tjetrën

Depresioni dhe migrena janë të lidhura, ndërsa njëra gjendje e “rrezikon” tjetrën

Migrena dhe depresioni janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra kështu njerëzit, të cilët vuajnë nga migrena të forta kanë rrezik më të madh nga depresioni, por edhe anasjelltas, ka konstatuar një studim kanadez.

Njerëzit, të cilët vuajnë nga migrena të forta janë më të rrezikuar nga depresioni klinik, ndërsa ata të cilët vuajnë nga depresioni kanë më shumë gjasa të vuajnë edhe nga migrena, ka bërë të ditur studimi 13-vjeçar i Universitetit Kalgari në Kanada i bërë në 15 mijë njerëz.

Pothuajse 22 për qind e njerëzve, të cilët vuajnë nga migrena, vuajnë edhe nga depresioni.

Njerëzit që kanë probleme me migrenën kanë 80 për qind rrezik më të madh nga depresioni. Depresivët kanë madje për 40 për qind më shumë gjasa të kenë sulme migrene, për dallim nga personat, të cilët nuk janë në depresion. Shkencëtarët pohojnë që stresi nga i cili vuajmë në fëmijëri ndryshon mënyrën se si truri më vonë në jetë reagon ndaj stresit.

Ata, të cilët vuajnë nga depresioni ose nga migrena duhet t’i dinë të gjitha shenjat e sëmundjeve, sepse njëra gjendje rrit rrezikun nga tjetra, ka thënë për “Reuters” autorja e studimit Gita Moxhill.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...