Home Këshilla për Prindër Depresioni i rrezikon adoleshentët

Depresioni i rrezikon adoleshentët

Depresioni është një problem pak i njohur nga adoleshenët, pasi sjelljet e ndryshimit të papritur të humorit dhe të sjelljes konsiderohen më tepër si manifestime normale të adoleshencës.

Por shpesh çrregullimi  i depresionit vjen pikërisht në këtë fazë të jetës dhe është i lidhur me një kombinim faktorësh.

Në një nga studimet e fundit psikobiologjike mbi një grup adoleshentësh, kanë gjetur disa variabla gjenetike dhe psikosociale që luajnë rol në kuadrin e depresionit.

Hipotezat e kërkimit marrin shtysë nga një seri pyetjesh: Pse disa adoleshentë janë më vulnerabël se disa të tjerë? Si t’i njohim situatat riskioze?

Studime të mëparshme kanë evidentuar rolin e faktorëve gjenetikë tek simptomat  e depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët. Është vënë re që ekzemplarët që kanë një alele 5-HTT  të shkurtër në gjene, reagojnë me dhimbje ndaj humbjeve afektive, kanë vështirësi ta marrin veten pas një ndarje dhe jetojnë çdo ngjarje të vogël si stimul intensiv. Edhe disa variacione në gjenin TPH2 lidhen me çrregullime emocionale.

Njëkohësisht, një provë e logjikshme është edhe ndikimi i klimës familjare në zhvillimin emotiv të fëmijës, sidomos në rregullimin e emocioneve me valencë negative (frika, zemërimi,  trishtimi, ankthi, etj.). Rritja në ambjente familjare stresante, sidomos në fazat më delikate të zhvillimit, krijon humusin e zhvillimit të sindromave depresive të mëvonshme.

Studimi aktual, për herë të parë ka marrë në konsideratë bashkimin e komponentit gjenetik (polimorfizmat e pranishme në dy gjene të sistemit serotoninergjik, TPH2 G-703T dhe 5-HTTLPR, që rregullojnë sintezën e serotoninës) dhe atij ambjetal (strukturës familjare me një prind). Evidentohet që variantet specifike gjenetike dhe situatat familjare me një prind, janë faktorë të pavarur nga njëri tjetri që përcaktojnë mundësinë e shfaqjes së shqetësimeve psikologjike tek adoleshentët.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...