Home Këshilla të ndryshme Deri te linja e duhur me plan të ushqimit

Deri te linja e duhur me plan të ushqimit

Njerëzit pas festave të fundvitit mesatarisht shtojnë rreth dy kilogramë, ndërsa pas kësaj është vështirë të kthehemi në shprehitë e dikurshme të shëndetshme, siç janë ushtrimet trupore dhe përgatitja e ushqimit të shëndetshëm.

Ekspertët tërheqin vërejtjen dhe thonë se është koha që të ndërpriten shprehitë e këqija të të ushqyerit të festave të fundvitit, sepse ato në të kundërtën do të rezultojnë e shtimin e më shumë kilogramëve

 

Fshiheni peshoren

Dietat shpesh nuk janë të suksesshme sepse njerëzit presin të shohin përparim pas vetëm disa ditësh. Për këtë arsye është më mirë që ta fshihni peshoren gjatë njëzet ditëve të para, në mënyrë që të mos dekurajoheni. Ushtroni rregullisht, ndërsa nëse nuk jeni tip që preferoni ushtrimet, atëherë shëtitni në ajër të pastër në mënyrë që të nxisni humbjen e kalorive. Pasi që ta vëreni se keni humbur peshë, mateni peshën tuaj rregullisht në mënyrë që të mund ta ndiqni gjendjen momentale.

 

Pini ujë

Reduktojeni konsumimin e të gjitha pijeve të ëmbëlsuara, gjë që përfshin pijet e gazuara dhe ato të pemëve, ndërsa këshillohet pirja e kafesë ose e çajit pa sheqer. Nëse megjithatë nuk mund të pini kafe pa sheqer, atëherë më mirë ia qitni një ëmbëltues artificial, por jo më shumë, sepse qëllimi është të hiqet dorë nga ushqimet shumë të ëmbla. Duke pasur parasysh faktin që uji nuk ka kalori, ai është pija më e shëndetshme, e cila mundet t’ju ndihmojë gjatë dietës.

 

Përmirësojeni humbjen e kalorive me gjumë!

Gjumi është aleati më i mirë në luftën kundër peshës së tepërt, sepse në rast të mungesës së gjumit sekretohen më shumë hormone të urisë në lukth. Mund të flini edhe pasdite, por atëherë në vend të diçkaje të ëmbël hajeni një pemë.

Përforcojeni vetëbesimin

Sa më parë që të bëheni të vetëdijshëm se sa dobi ju sjellë ‘ushqimi i lehtë’ për humorin dhe dukjen tuaj, do të rritet edhe vetëbesimi juaj. Gjithnjë e më pak do të ndjeni sulme të urisë, ndërsa komplimentet nga të tjerët do t’ju inkurajojnë për humbjen e mëtutjeshme të kilogramëve.

 

Ndryshojini shprehitë e mëngjesit

Para kafesë së mëngjesit hajeni një pemë, më së miri një mollë ose një banane. Gjysmë ore pas kafesë gjithsesi hani kafjall, gjë që do të zvogëlojë numrin e kalorive, të cilin do ta konsumoni gjatë ditës. Në punë merrni ushqim nga shtëpia si dhe pemë, ndërsa për zamër hajeni një jogurt, i cili do ta shpejtojë tretjen.

 

Pemët me lëvozhga janë miq të linjës së trupit

Pemët me lëvozhga dhe pemët e thara janë të mira për zamra, e furnizojnë trurin me energji të nevojshme, ndërsa organizmin me yndyra të mira. I vendosni në enë të vogla në tavolinë dhe i hani pasi që të ndjeni uri të fortë. Pas kësaj e pini një gotë ujë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...