Home Këshilla të ndryshme Dhëmbët nxihen nga vera dhe çaji

Dhëmbët nxihen nga vera dhe çaji

Nëse i shmangeni verës së zezë dhe kënaqeni me  të bardhën për ta ndaluar nxirjen e  dhëmbëve, është koha për ta menduar një strategji tjetër. Një hulumtim i ri tregon se edhe vera e bardhë, edhe çaji ndikojnë në nxirjen e dhëmbëve.

Vera e bardhë përmban thartirë, e cila rrit rrezikun e mbetjes së njollave në dhëmbë, kurse të njëjtin ndikim e ka edhe çaji dhe disa pije të tjera.

Një universitet në Nju- Jork kishte kryer një hulumtim në të cilin kishin krahasuar ndikimin e mbetjes së njollave në dhëmbë gjatë konsumimit të  verës së bardhë dhe verës se zezë.
Hulumtimi ishte kryer në dhëmbët e lopës, ngase zmalti i tyre është shumë i ngjashëm me ata të njeriut. Dhëmbët së pari ishin zhytur në verë për disa orë, që ka efektin e kënaqësisë gjatë një darke duke pirë verë.

Pastaj të njëjtën e kanë përsëritur edhe me çajin. Në krahasim me ujin, konsumimi i verës së bardhë dhe çajit kishte rezultuar se ato janë të dëmshme për dhëmbët, duke lënë njolla në zmaltin e dhëmbëve.  Vera e bardhë është më pak e dëmshme se e zeza, por konsumimi i cilësdo verë rrit mundësinë për nxirjen e dhëmbëve.

Edhe pse hulumtimi nuk kishte përfshirë ndikimin e pirjes së kafesë, që moti dihet se çaji lë pas njolla në dhëmbë më shumë se çdo pije tjetër e mëngjesit që e preferoni. Nëse keni menduar se problemin do ta zgjidhni nëse menjëherë pas konsumimit pastroni dhëmbët, atëherë ky është veprimi më i keq që mund të bëni.

Pështyma juaj ka mundësi që të mbrojë dhëmbët tuaj, prandaj porosia jonë do të ishte  që dhëmbët t’i pastroni së paku  40 minuta pas konsumimit. Por, disa ekspertë dyshojnë se ky hulumtim ka ndikim te pacientët, pra ata nuk do t’i preferojnë askujt që të ndalojnë konsumimin e këtyre pijeve dhe t’i largojnë nga këto pije të preferuara për ta.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ne e trashëgojmë inteligjencën nga nëna – dukjen nga babai

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit pohojnë se fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nënat e tyre. Sipas hulumtimit të tyre, gratë kanë më shumë të ngjarë të kalojnë gjenet që formojnë inteligjencën e një fëmije dhe kalohen në kromozomet X. Gjithashtu, një studim i ri i kryer nga studiues nga Skocia mbështet faktin se gjenet e rëndësishme për funksionet e përparuara njohëse...