Home Shëndetësi Dhembja e belit dhe disa këshilla për ta parandaluar!

Dhembja e belit dhe disa këshilla për ta parandaluar!

Njerëzit që punojnë gjithë ditë ulur kanë probleme të shumta me belin. Mjafton një lëvizje e gabuar dhe ju gjendeni përballë një rreziku, i cili nuk ju lë të lëvizni lirshëm dhe ju krijon dhembje të forta.

Kjo dhimbje quhet dhimbje akute dhe ndodh te personat që rrinë për një kohë të gjatë pa lëvizur, në një karrige. Njëra nga shkaqet e dhimbjes vjen si pasojë e qëndrimit jokorrekt në karrige.

Duhet të keni parasysh se çdo sforcim jo i drejtë në karrige, presionin e trupit nuk e shkarkon vetëm te beli, por edhe te këmbët. Por, si mund të zgjidhet kjo, në rastet kur jeni të detyruar të qëndroni me orë të tëra para kompjuterit. Mjekët këshillojnë që çdo dy orë të ngriheni dhe të lëvizni. Nëse është e mundur, bëjeni edhe ndonjë tërheqje muskujsh.

Është e rëndësishme që të bëni pak masazh ose tërheqje muskujsh për shpinën. Të dhënat flasin se mjaft të rinj janë të prekur nga kjo sindromë, gjë që do të thotë se me kalimin e moshës dhembjet tek ata do të jenë edhe më të mëdha.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

A është e mundur të plotësosh gjumin e javës në fundjavë?

Është e premte dhe alarmi fiket pasi pas disa netëve pa gjumë ku duhet të zgjohesh herët, në faundjavë dëshiron që të rikuperosh gjumin e munguar gjatë javës. Por a funksionon kjo? Duke qenë se jo të gjithë njerëzit arrijnë të flenë 8 orë dhe humbasin benefitet e të qenit të relaksuar për ditën tjetër, 5 ekspertë kanë zbuluar nëse...