Home Këshilla për Prindër Dhënia e gjirit qetëson nënën

Dhënia e gjirit qetëson nënën

Të paktën këtë tregon një studim i fundit në të cilin morën pjesë 50 nëna me foshnja të moshës 5-20 javëshe.

Gjysmat u jepnin gji dhe të tjerat u jepnin qumësht me biberon. Nga këto nëna u kërkua të ndiqnin një video me fëmijë të humbur ose të keqtrajtuar dhe më pas të zgjidhnin ushtrime matematikore.

Nivelet e hormonit të ankthit u rritën tek ato nëna që nuk u jepnin gji fëmijëve. Por, për 25 nënat të cilat u jepnin gji fëmijëve të tyre, rritja e kortizonit nuk kaloi asnjëherë nivelet fiziologjike dhe ishte më e vogël sesa tek nënat e tjera që ushqenin foshnjat e tyre me biberon.

Studiues në Douglas Hospital Research Cen tre në Montreal, mendojnë se reagimet qetësuese që vijnë nga hormonet prolaktinë dhe oksitoksinë rriten me lindjen e çdo fëmijë tjetër tek gratë. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...