Home Këshilla të ndryshme Dhimbja e kokes si duhet qetesuar

Dhimbja e kokes si duhet qetesuar

Dhimbja e kokës prek një ndër katër gra dhe një ndër 12 burra dhe për shumë njerëz në botë është një arsye e fortë për t‘u takuar shpesh me neurologun.

Kulmin e arrin mes moshës 30-39 vjeç, por pas nuk ngelen edhe fëmijët. Kur bëhet fjalë për migrenën, gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken.

Njerëzve që u dhemb koka në mënyrë kronike, ashtu si specialistët, e dinë shumë mirë se këto dhimbje nuk largohen lehtë, nëse për një kohë të gjatë është abuzuar me ilaçe të llojeve të ndryshme për të gjetur qetësi. E në fakt, shifrat janë vërtet alarmante.

Dhimbja e rastësishme e kokës prek rreth 8 milionë europianë çdo ditë, ku 3 milionë vuajnë nga ajo e formës kronike, që në pjesën më të madhe të rasteve e kërkojnë shpëtimin tek abuzimi me ilaçe, që ndikon drejtpërdrejt në shndërrimin kronik të problemit.

Ndoshta jo rastësisht OBSH-ja e ka renditur dhimbjen e kokës, e sidomos migrenën, në listën e sëmundjeve që janë të vështira të shërohen. Pacientët në të gjithë Europën, sipas të dhënave të publikuara në “Europian Journal of Neurology”, shpenzojnë më shumë se 27 miliardë euro çdo vit, ku përfshihen ilaçet dhe trajtimet e ndryshme të lidhura me të.

Kjo sëmundje prek zakonisht njerëzit që e kanë të trashëguar gjenetikisht, por jo vetëm ata. Stresi, tensioni, mënyrat jo korrekte të të jetuarit, ndryshimet klimatike, ushqime të caktuara, janë faktorë të rrezikshëm, që ndikojnë në shfaqjen e saj.

Specialistët këshillojnë se duhet trajtuar mirë që në fillim, për të evituar që krizat të bëhen periodike. “Ta diagnostikosh nuk është e lehtë”, – thotë doktor Lorenzo Pinessi, që ka udhëhequr një ekip pune për studimin e kësaj sëmundjeje. “Dhimbja e kokës prek 18 për qind të grave, 25 për qind të atyre në moshë pjellore dhe 6-7 për qind të burrave. Mesatarisht vuan 13 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës janë ato nga tensioni i lartë dhe migrena me të vjella e shqetësime ndaj dritës, por është shumë e zakonshme që një person t‘i ketë të dyja pa i dalluar mirë. Ndaj, marrja e ilaçeve e bën më të vështirë punën e mjekëve për të dalluar një dhimbje koke që lind nga kontraktimi muskulor i qafës dhe shpatullave e migrenës së vërtetë.

Ndërsa ilaçet më të këshillueshme për dhimbjet e kokës janë antidepresivët, sepse migrena konsiderohet një përbërës i depresionit, betabllokuesit dhe antiepileptikët që i ndalojnë qelizat nervore të eksitohen.

Pastaj, janë edhe injeksionet që bëhen për të qetësuar tensionet muskulore, hapi i fundit drejt qetësimit të dhimbjeve, është ai ku së bashku me specialistin të gjendet ilaçi i duhur sapo e kupton që mund të të zërë dhimbja e kokës.

Në ndihmë mund të na vijnë edhe terapitë pa ilaçe si: joga, vrapi në ajër të pastër, teknika qetësimi dhe ndryshimi i stilit të jetesës, apo ushqimit. Por, për të zhdukur plotësisht migrenën kronike, sipas këtyre strategjive, duhen disa javë.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...