Home Këshilla për Prindër Dhuna i bën fëmijët të "plaken" para kohe

Dhuna i bën fëmijët të “plaken” para kohe

Te fëmijët dhjetëvjeçarë të ekspozuar ndaj dhunës, mund të vërehen ndryshime në ADN, të cilat përndryshe lidhen me procesin e plakjes, thonë shkencëtarët amerikanë.

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti “Duke” i kanë studiuar telomeret, sekuencat e ADN-së, që gjenden në majat e kromozomeve.

Çdo ndarje e qelizave çon deri te shkurtimi i telomereve, prandaj kjo është arsyeja e lidhjes midis gjatësisë së telomereve dhe procesit të plakjes.

Tani është konstatuar sesi te fëmijët të cilët i janë nënshtruar dhunës, vjen deri te shkurtimi më i shpejtë i telomereve, thuhet në revistën shkencore “Molecular Psychiatry”.

Telomeret më të shkurtra lidhen me gjasat më të vogla për një jetë të gjatë dhe me një rrezik më të madh nga sëmundjet kronike.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 1 100 familje me binjakë, të përcjellë nga lindja deri në moshën 18-vjeçare.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shafrani i Indisë, një bimë çudibërëse

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi. Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore. Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për...