Home Shëndetësi Diabeti rrit rrezikun nga kanceri

Diabeti rrit rrezikun nga kanceri

Një ngushëllim për diabetikët paraqet fakti se ky rrezik i rritur është parë vetëm te diabeti jo mirë i kontrolluar.

Dihet se personat e sëmurë nga diabeti janë më të rrezikuar nga vdekja e shkaktuar nga infarkti i zemrës dhe trurit, por një studimi ri tregon se, të kesh diabet, po ashtu d.m.th se je më i rrezikuar që të vdesësh nga shumë lloje të kancerit dhe nga disa sëmundje të tjera.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se me çka mund të ballafaqohet mjekësia në të ardhmen, kur dihet se numri i personave të sëmurë nga diabeti është në rritje e sipër. “Ky studim tregon se duhet të përpiqemi edhe më shumë ta parandalojmë diabetin dhe ta kuptojmë atë më mirë”, – thotë Emanuele Di Angelantonio nga Universiteti i Kembrixhit.

Studimi, i publikuar në revistën profesionale “New England Journal of Medicine” (NEJM), ka analizuar të dhënat nga 97 studime të mëparshme, ku ishin përfshirë rreth 820,000 njerëz në mbarë botën.

Është parë se të sëmurët nga diabeti janë për 25% më të rrezikuar nga vdekja e shkaktuar nga ndonjë kancer, sikur që janë më të rrezikuar edhe nga vdekja e shkaktuar nga infeksionet, sëmundjet e veshkave dhe mëlçisë.

Por, një ngushëllim për diabetikët është fakti se ky rrezik i rritur është parë vetëm te diabeti jo mirë i kontrolluar, që vërehet nga nivelet e larta të sheqerit të gjakut pas agjërimit (mosngrënies).

Ndër kancerët më të shpeshtë që paraqiten në raste të tilla, është parë se janë kanceri i mëlçisë dhe i pankreasit, por edhe ai i zorrëve dhe i mushkërive.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...