Home Këshilla për Prindër Diabeti tek fëmijët

Diabeti tek fëmijët

Diabeti tashmë është kthyer në fenomen problematik edhe për fëmijët. Madje, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konsideruar si epidemi globale.

Në një intervistë për “Shekulli”-n, prof. dr. Petrit Hoxha, shef i shërbimit të Diabetologjisë në Pediatrinë e QSUT-së, shpjegon se si shfaqet diabeti i sheqerit tip 1, çfarë pasojash sjell në shëndetin e fëmijës dhe si mund të trajtohet kjo sëmundje:

Doktor, cila formë e diabetit është më e përhapur te fëmijët?
Deri në dekadën e fundit diabeti tip 1 ishte diagnoza që vihej re më shpesh para moshës 18 vjeç si fillim i diabetit, por tashmë forma tjetër, ai tip 2 po shihet gjithmonë e më shpesh dhe është duke iu afruar shpeshtësisë së diabetit tip 1 në adoleshentët e rinj.

Cilët faktorë ndikojnë?
Dy janë faktorët që ndikojnë në shtimin e këtij tip diabeti: mbipesha dhe dhjamosja, që vitet e fundit kanë marrë përmasat të mëdha, aq sa konsiderohet si epidemia më e re e shekullit.

Si shfaqet diabeti tip 1 te fëmijët?
Diabeti tip 1 është një gjendje e mungesës së insulinës, e cila mjekohet vetëm me insulinë dhe kjo situatë nuk mund të trajtohet me medikamente nga goja. Mungesa e insulinës shkakton një dëmtim të metabolizmit për arsye të pakësimit të futjes së glukozës në shumë lloje qelizash si ato: muskulare dhe indin dhjamor, duke krijuar dëmtime të njëpasnjëshme të aktivitetit qelizor. Qelizat janë në situatë urie, dhe në proces të dëmtimit të yndyrave dhe proteinave. Hormonet rregullatore, nxisin prodhimin e sheqerit duke rritur akoma më shumë gliceminë.

Nga se shkaktohet kjo sëmundje?
Diabeti i sheqerit tip 1 është një çrregullim autoimun, që ndodh në individë me predispozitë gjenetikë që i nënshtrohen një stresi ambiental duke shkaktuar zhvillimin e sëmundjes. Ky tip diabeti ndodh në gjysmën e rasteve, në moshën fëmijërore krahasuar me të rriturit. Faktorët ambientalë janë të rëndësishëm në bashkëveprim me faktorët gjenetikë. Fillimi i sëmundjes është më i shpeshtë në vjeshtë dhe në dimër (kjo sugjeron për lidhjen e tij me infeksionet virale).

Shumë faktorë ambientalë mendohet se luajnë rol në fillimin e diabetit të sheqerit tip 1, por mekanizmi me të cilin ata veprojnë nuk është gjithmonë i qartë. Përveç infeksioneve virale, faktorë të tjerë si: substancat kimike ambientale, mendohet se shpërthejnë shkatërrimin e qelizave à të pankreasit në individët e dyshuar.

Cilat janë shenjat e sëmundjes?
Me kalimin e një kohe prej disa muajsh, kur funksioni i qelizave à reduktohet në 20% të nivelit normal, grada e dëmtimit çon në shfaqjen e shenjave klinike. Shtimi i numrit të antitrupave ndaj qelizave të pankreasit që prodhojnë insulinë, paraprin fillimin klinik të sëmundjes për muaj ose vite. Rreth 90% e individëve me diabet tip 1 kanë të bashkëshoqëruar numrin e këtyre antitrupave dhe hipergliceminë (rritjen e glicemisë). Etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, rënia në peshë, janë shenjat klinike, të cilat janë prezente një apo më shumë javë përpara zbulimit të sëmundjes.

Përsa i përket nivelit të glicemisë, në përputhje me të dhënat e Shoqatës Amerikane të Diabetit, diagnoza vendoset duke gjetur gliceminë esëll më shumë se 126mg/dl ose një glicemi të një kohe të çfarëdoshme më shumë se 200mg/dl, me praninë e simptomave të përmendura më sipër. Vijon neser
(Shënim nesër do të lexoni se çfarë ndërlikimesh sjell diabeti tek fëmijët, si mund të matet glicemia tek i sëmuri, dieta dhe plot këshilla për sëmundjen)

Cilat janë shenjat e diabetit?
Duhet të keni parasysh që diabeti i sheqerit futet ndër ato sëmundje “tinëzare”, të cilat kanë kohë që vendosen, por nuk paraqesin shenja. Këto shenja ato i paraqesin vetëm kur kanë dhënë ndërlikime.
Gjithsesi ekzistojnë ato që quhen shenja “parapritëse” të diabetit.

Këto shenja janë:
– Etje e pazakonte dhe tharje të gojës.
-afeksion për banjën” dëshirë e papërmbajtshme për të shkuar në banjë (urinim i shpeshtë).
– Rënie në peshë për një kohë të shkurtër.
– Lodhje e pakufishme, gjithmonë pa energji.
– Infeksione të herëpashershme dhe që mezi shërohen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...