Home Shëndetësi Dieta amerikane

Dieta amerikane

dietaGjatë kësaj diete është shumë e rëndësishme që të merreni me aktivitete fizike. Vraponi ose bëni kërcime me litar për rreth 45 minuta në ditë dhe bëni ushtrime për secilin grup të muskujve. Ushqimet e pasura me proteina në kombinim me aktivitet fizik janë dëshmuar të shkëlqyeshme për djegien e shtresave dhjamore. Ata që e kanë mbajtur këtë dietë pohojnë se është e mundur që në afat rekord kohor të arrihet një peshë e duhur trupore

Faza e parë
Gjatë dy javëve të para mund të hani kërpudha, të bardhë të vezëve, salmon, pemë me lëvozhga, perime me pak fibra dhe me shumë proteina. Ndalohet rreptësisht konsumimi i alkoolit, por edhe i produkteve të qumështit, kafesë, pemëve dhe yndyrave. Në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 800 deri në 1000 kalori.

Faza e dytë
Zgjat gjithashtu dy javë dhe është e ngjashme me të parën, vetëm dallon për faktin që e keni të lejuar që të konsumoni më shumë shujta të pasura me karbohidrate, fasule, bizele, patate, pemë me lëvozhga… në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 900 deri në 1.000 kalori.

Faza e tretë
Gjatë kësaj faze gradualisht mund të filloni të konsumoni gjëra ushqimore, të cilat kanë qenë të ndaluara në fazën e parë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...