Home Këshilla të ndryshme Dieta e kombinuar me proteina

Dieta e kombinuar me proteina

A dëshironi të humbni kilogramët shtesë dhe të jeni në formë? Dieta e dr. Pjer Dikan, një koktej i mirë i humbjes në peshë dhe disponimit të mirë, do të ju ndihmojë t’i shkrini shtresat dhjamore dhe ta dyfishoni energjinë.

Qëllimi i kësaj diete është ta dyfishojë metabolizmin, që në mënyrë automatike do të nxisë humbjen e peshës. Gjatë shumë dietave ju sugjerohet që për çdo ditë të konsumoni ushqimin e njëjtë, që zakonisht shumë shpejt ju mërzitet.

Një ditë konsumoni proteina, ditën tjetër proteina dhe perime, tjetrën ditë pemë dhe perime, proteina, pemë dhe perime, dhe kështu përsëri nga fillimi, deri të dielën, e cila është ditë e lirë me një vërejtje se konsumimi i yndyrave dhe sheqerit duhet të jetë në minimum.

Adutin kryesor të këtij programi e paraqet dita me proteina, gjatë të cilit përshpejtohet metabolizmi, e kur përshpejtohet metabolizmi humbja në peshë është e garantuar. Një kontroll i tillë i mënyrës së të ushqyerit do të ju mundësojë që lehtë dhe përgjithmonë t’i hiqni kilogramët e tepërt.

Plani javor i të ushqyerit

E hënë dhe e enjte: Proteina

Konsumoni mish, pastaj mund të konsumoni vezë të fërguara, prodhimet e qumështit me përqindje të ulët të yndyrës, si dhe bukë integrale.

E martë dhe e premte: Proteina dhe perime

Me proteinat kombinoni perimet e freskëta. Me pak vaj ulliri spërkateni secilën sallatë që konsumoni, e po ashtu mund të shtoni edhe perime sipas dëshirës.

E mërkurë dhe e shtunë: Proteina, pemë dhe perime

Më së miri dhe më e shëndetshme është të konsumoni pemë dhe perime sezonale.

E diel

Konsumoni të gjitha, në mënyrë që disponimin ta mbani në nivel dhe të mos e humbni vullnetin, por mos e teproni duke mos e harruar qëllimin tuaj.

Ushqimi i ftohtë shkrin kilogramët

Të ftohtit ndihmon edhe shkrirjen e kilogramëve. Mu për këtë arsye, dr. Dikan sugjeron t’i shmangni ushqimet e ngrohta, hapësirat e ngrohta dhe ta shmangni dushin me ujë të ngrohtë. Nëse pos kilogramëve të tepërt vuani edhe nga celuliti, konsumoni një litër e gjysmë ujë mineral pa gaz brenda ditës, në mënyrë që ta pastroni organizmin.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...