Home Këshilla të ndryshme Dieta e shpejt: Shkrini 6 kg për 10 ditë!

Dieta e shpejt: Shkrini 6 kg për 10 ditë!

Dieta e shpejt: Shkrini 6 kg për 10 ditë!Përbërësi bazë i kësaj diete është kosi, ushqim që ndikon pozitivisht në metabolizëm. Me ndihmën kësaj diete, mund të humbni 6 kilogramë për 10 ditë. Mirëpo, marrë parasysh se bëhet fjalë për një dietë strikte, nuk do të duhej ta mbanit më shumë se 14 ditë.

Kosi është ushqim i shëndetshëm që normalizon aktivitetin e organeve për tretje, përmirëson imunitetin, ndihmon në “grumbullimin” dhe hedhjen e helmeve dhe përmirëson metabolizmin. Derisa mbani këtë dietë, sugjerohen këto ushqime: kos natyral – 500 g në ditë, pemë – deri 300 g në ditë, mish – deri 100 gr në ditë, pemë dhe perime – deri 300 gr në ditë. Me rëndësi është që të konsumoni 500 gr kos në ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shembulli i menysë:

Kafjalli:

Xhelatinë nga kosi dhe mjedra, 1 gotë çaj të gjelbër ose 1 gotë lëng të pastër portokalli

Dreka:

Një gotë çaj të ngrohtë bimor, supë të ftohtë të përgatitur nga kosi dhe trangujt e prerë në rriska, 100 gr mish të gatuar, sallatë me tranguj, domate dhe erëza bimore, jogurt sipas dëshirës, 1 gotë limuat të ngrohtë (pa sheqer).

Zamra e pasdites:

Domate me kos. Në kos shtoni pak majdanoz, pak kripë dhe në blender i përzieni për pak kohë

Darka:

Një gotë çaj të ngrohtë bimor, borania në avull me jogurt, 1 gotë limonadë të ngrohtë (pa sheqer).

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...