Home Këshilla të ndryshme Dieta e shpejtë para festave

Dieta e shpejtë para festave

 Dieta e shpejtë para festave Deri te Viti i Ri nuk ka dhe shumë javë, e të gjithë e dimë se gjatë kësaj periudhe kohore e teprojmë me ushqim. Personat me mbipeshë, që mëtojnë të humbin në peshë e kanë të vështirë, sepse tryeza është përplot me ushqim e pije.

Grumbullimet familjare, ndejat, të gjitha këtyre është e vështirë t’u bëhet ballë. Nëse dëshironi të humbni në peshë para festës dhe të kënaqeni me ushqimin, atëherë lexoni këto këshilla, trameton gazeta Kosova Sot

SHMANGNI SHEQERIN

Nëse dëshironi të humbni në peshë, sheqeri është armiku juaj numër një, prandaj duhet ta shmangni në masë të madhe. Për fat të mirë, për sheqerin e bardhë sot ekzistojnë zëvendësime, që mund t’i blini pothuajse kudo.

HANI SA MË SHUMË PERIME TË GJELBRA

Edhe zogjtë në degë e dinë se perimet me gjethe të gjelbër janë shumë të shëndetshme dhe ushqyese, e sidomos u preferohen personave, që duan të humbin në peshë dhe te përshpejtimi i metabolizmit. Prandaj, në menynë e përditshme përfshini perimet me gjethe të gjelbër si lakra jeshile, spinaqi, brokoli, bizelja.

KONSUMONI PROTEINA

Proteinat në ushqim janë të pashmangshme në ndërtimin e muskujve, e ndërtimi i muskujve nevojitet për shkrirjen e kalorive. Burim i mirë për proteina janë bishtajat, peshqit, mishi pa yndyrë dhe vezët.

KARBOHIDRATET NUK JANË ARMIQ

Karbohidratet mos i konsideroni si armiq, vetëm se duhet t’i zgjidhni të duhurat. Karbohidratet e shëndetshme i hasim në drithëra, kuinoja, pataten e ëmbël, bukën integrale.

NDALONI ME KALORITË E LËNGSHME

Alkooli dhe lëngjet e ndryshme janë të pasura me sheqer dhe shtesat e tjera, që janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Nëse dëshironi të humbni në peshë, shmangni lëngjet e tilla në masë të madhe dhe në vend të tyre pini çaj të gjelbër pa sheqer ose ujë të thjeshtë

. APLIKACIONET E PËRDORSHME

Falë zhvillimit të shpejtë të teknologjisë dhe aplikacioneve të telefonave mobilë, sot keni në dispozicion ndihmës të vegjël që ju ndihmojnë të rrini në rrugën e duhur. Mjafton vetëm pak ta hulumtoni internetin dhe të gjeni aplikacionet dobishme, që ju dhurojnë ndihmë të madhe, kur bëhet fjalë për humbjen në peshë.

AKTIVITETI FIZIK

Dhe për fund, aktiviteti fizik. Nuk mund të humbni në peshë pa ushtrime, me gjasë këtë e keni të qartë. Nuk është e thënë të mbylleni në palestër, por të lëvizni më shumë. Ecni, vraponi, bëni plane. Gjeni ndonjë sport dimëror që ju shtyn të djersiteni. Me rëndësi të jini aktiv, sidomos nëse keni probleme me kilogramët e tepërt.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...