Dieta gjermane

Dieta gjermaneDietë me pak kalori duke respektuar marrjen e plotë të vlerave ushqyese. Kjo dietë është përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit.

Në këtë dietë është marrë parasysh parimi i moscënimit të marrjes së vlerave ushqyese në sasinë e duhur si dhe ulja në peshë në mënyrë të konsiderueshme-rekomandohet kryesisht për personat me obezitet të mesëm dhe të lartë.

Karakteristika e saj është se ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit, duke mundësuar që pesha e humbur të mos rikuperohet me lehtësi (në rast të abuzimit me ushqime kalorike).

Specifike e saj është gjithashtu edhe ndjekja në mënyrë rigoroze, pa shtuar apo hequr asgjë nga menyja.

Dita e Parë Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht. Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë. Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çfarëdoshme.

Dita e Dytë Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme. Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).
Dita e Tretë Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate. Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).

Dita e Katërt Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djathë të bardhë dhe karota. Darka: Kos dhe fruta të stinës.

Dita e Pestë Mëngjesi: Një sallatë me karota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht. Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate. Darka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime.

Dita e Gjashtë Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Gjysmë pule e pjekur në zgarë. Darka: Dy vezë të ziera të shoqëruara me karrota.
Dita e Shtatë Mëngjesi: Çaj me limon pa sheqer ose qumësht. Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe dhe fruta të ndryshme. Darka: Zgjidhni sipas dëshirës një menu të darkës të gjashtë ditëve më parë.

Dieta e shtatë ditëve përsëritet edhe për shtatë ditët e tjera të mbetura. Pasi dieta është ndjekur në mënyrë rigoroze, rekomandohet që në mbarim të saj të konsumohen ushqime pa kufizime në llojshmëri, por të pasura kryesisht me perime dhe fruta të stinës

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...