Dieta më e mirë për ish-duhanxhinjtë

Kur një duhanxhi heq dorë nga cigarja, ai i vërsulet ushqimit. Nuk e kanë të qartë si ta largojë dëshirën për nikotinë. Konsumimi i ushqimeve të grimcuara tingëllon si ide e mirë dhe zgjidhje e duhur.

Por, në vend të konsumimit vetëm të ushqimeve të grimcuara, ish-duhanxhinjtë i vërsulen ushqimit dhe konsumojnë thuajse gjithçka që ju vjen në dorë. Në këtë mënyrë edhe fillon shtimi i kilogramëve. Nutricistët këshillojnë që këto momente nervozizmi të mos i shëroni me kikirikë dhe çips, por përcaktohuni për çamçakëz pa sheqer dhe mollë.

Dita e parë

Dreka: gjellë me perime (fasule, bizele, karota, brokol) biftek gjedhi, pjepër.

Darka: sallatë me domate dhe tranguj, portokaj.

Dita e dytë

Dreka: supë me perime, mish gjedhi me pire prej patateve, pjeshkë.

Darka: sallatë të gjelbër me uthull, mish peshku nga skarave sos soje dhe me oriz integral, dardhë.

Dita e tretë

Dreka: kungulleshka të pjekura me pak mish (mishi sipas dëshirës, preferohet të jetë mish peshku), kifle integrale, ananas.

Darka: sallatë me perime të freskëta, një gjellë të lehtë me kërpudha, bukë të thekur.

Dita e katërtë

Dreka: gjellë me lakër, patate dhe qepë, mish të pjekur me kungulleshka, lëngje.

Darka: sallatë me domate, bizele me mish.

Dita e pestë

Dreka: gjellë me mish peshku me tri lugë oriz, mollë.

Darka: sallatë me spinaq, mandarina.

Dita e gjashtë

Dreka, mish pule me perime (kungulleshka dhe speca të kuq), tri pjesë bukë të thekur, lëng portokalli.

Darka: 100 gramë patate të fërguar, 100 gramë djathë të ri, dardhë.

Dita e shtatë

Dreka: mish të bardhë pule në skarë me oriz integral, speca të pjekur të erëzuar, jogurt të pemëve.

Darka: pire nga karotat dhe kungulleshkat, gjoks pule dhe pak ananas të freskët.