Home Këshilla të ndryshme Dieta me kungull

Dieta me kungull

Në mjekësinë popullore kungulli rekomandohet si diuretik, për mënjanimin e ujit të tepërt nga organizmi, veçanërisht për njerëzit të cilët vuajnë nga reuma, infektimet e veshkave dhe fshikëzës. Falë fibrave bimore ndihmon edhe te konstipacioni, sepse vë në lëvizje zorrët pasive.

Përveç që është i mirë për humbje të peshës, kungullin mund ta hanë edhe të sëmurit nga diabeti, ndërsa hulumtimet e ndryshme kanë zbuluar se ushqimi i pasur me fibra të kësaj perime ndalon oreksin.

 

Edhe farat e kungullit janë të pasura me proteina, ndërsa përmbajnë edhe acidin yndyror omega-3 që është mbrojtës i njohur i zemrës. Megjithatë, mos e teproni me këto fara sepse kanë shumë kalori, 100 gramë përmbajnë madje 554 kalori.

Menyja për katër ditë

Dita e parë

Kafjalli: kungull i zier me karotë dhe me lëng limoni dhe bollgur nga kungulli i zier me drithëra të shtuara.

Dreka: supë perimesh me kungull (spec, karotë, qepë dhe pak patate), 150 gramë file pule dhe një pjesë bukë integrale.

Darka: kungull i pjekur në furrë.

Dita e dytë

Kafjalli: bollgur nga kungulli, një filxhan jogurt pa yndyrë dhe një pjesë bukë integrale.

Dreka: krem supë nga kungulli dhe pilaf me kungull dhe kërpudha.

Darka: 150 g perime, sipas dëshirës suaj.

Dita e tretë

Kafjalli: bollgur nga kungulli i zier dhe një vezë e zier.

Dreka: supë perimesh me kungull dhe musaka me kungull dhe mish të bluar.

Darka: Dy pjesë buke të thekur dhe sallatë nga kungulli i pjekur me ananas.

Dita e katërt

Kafjalli: dy pjesë pite të njelmët me kungull dhe një filxhan me jogurt pa yndyrë.

Dreka: krem supë nga kungulli, gullash nga kungulli (përgatitet sikur gullashi i zakonshëm, vetëm që në vend të mishit përdoret kungulli) dhe një pjesë bukë integrale.

Darka: kungull i pjekur në furrë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...