Home Këshilla të ndryshme Dieta me shumë vitamina

Dieta me shumë vitamina

Me përzgjedhje të duhur të ushqimit mund të hiqen kilogramët shtesë, e në të njëjtën kohë të mos rrezikohet shëndeti. Më e rëndësishmja është që të kombinoni sa më shumë lloje të pemëve dhe perimeve dhe llojeve të mishit.

Në dietën me vitamina shumica e shujtave përbëhet nga perimet, që krahas pemëve dhe artikujve të tjerë nënkupton konsumimin e 1.300 kalorive brenda ditës. Me ndihmën e kësaj diete, mund të humbni katër kilogramë brenda muajit, ndërsa që menynë mund ta shërbeni sipas shprehive tuaja.

E hënë

Kafjalli: 1 gotë qumësht (1,6% yndyrë) dhe tri lugë myesli.

Zamra: 1 gotë lëng portokalli.

Dreka: 250 gr sallate nga boraniat, 40 gr bukë integrale, 200 gr pemë sezonale.

Darka: paragjellë me perime të papërpunuara (sallatë të gjelbër, karotë, selino) të erëzuar me limon dhe vaj ulliri, 150 gr mish gjedhi të mbështjellë me foli dhe 200 gr pemë sezonale.

E martë

Kafjalli: 1 gotë qumësht dhe tri pjesë bukë të thekur integrale.

Zamra: 200 gr pemë sezonale.

Dreka: sallatë prej specave të freskët të erëzuar me vaj ulliri dhe 200 gr pemë sezonale.

Darka: paragjellë me perime të papërpunuara (sallatë të gjelbër, karotë, selino), 50 gr oriz integral të erëzuar me 2 domate të prera dhe qepë, disa pika vaj ulliri dhe 200 gr pemë sezonale.

E mërkurë

Kafjalli: 1 gotë jogurt dhe tre lugë myesli.

Zamra: 1 gotë lëng grejpfruti.

Dreka: 70 gr makarona dhe miell integral, të erëzuar me domate dhe vaj ulliri dhe 200 gr pemë sezonale.

Darka: sallatë të përzier, domate dhe tranguj, 50 gr spinaq dhe ndaras prej tyre 200 gr pemë sezonale.

E enjte

Kafjalli: 1 gotë qumësht dhe katër rriska bukë të thekur me miell integral.

Zamra: 200 gr pemë.

Dreka: 150 gr mish pule, 40 gr bukë me miell integral dhe 200 gr pemë.

Darka: 50 gr bukë me miell integral, 150 gr mish gjedhi dhe perime të pjekura (patëllxhan dhe kungulleshka).

E premte

Kafjalli: 1 gotë jogurt me tri lugë myesli.

Zamra: 1 gotë lëng portokalli.

Dreka: 250 gr oriz integral, vaj ulliri dhe 200 gr pemë.

Darka: 250 gr mish gjedhi nga skara dhe patëllxhan të pjekur.

E shtunë

Kafjalli: 1 gotë qumësht dhe 3 rriska bukë të thekur me miell integral.

Zamra: 200 gr pemë.

Dreka: sallata me borania të erëzuara me qepë dhe vaj ulliri dhe 200 gr pemë.

Darka: 3 speca të papërpunuar, supa me perime dhe 200 gr pemë.

E diel

Kafjalli: 1 gotë jogurt (1% yndyrë) dhe tri rriska bukë me miell integral.

Zamra: 1 gotë lëng grejpfruti.

Dreka: 30 gr makarona të erëzuara me salcë domateje, 100 gr bizele, 50 gr proshutë dhe 200 gr pemë.

Darka: 2 file peshku të pjekura në skarë, 2 vezë të fërguara, perime dhe 200 gr pemë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...