Home Këshilla të ndryshme Dieta me specat djegës

Dieta me specat djegës

Dieta me specat djegësMos filloni të përtypni një grusht specash djegës, por mund të ketë ndihmë për ata që mbajnë dietë në ato pak fruta djegëse të amerikanëve indigjenë.

Një përqindje e madhe e popullsisë së botës – rreth një e treta, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë – është aktualisht me mbipeshë apo obese.

Kjo statistikë tronditëse e ka bërë prioritet të lartë gjetjen e mënyrave për ta trajtuar obesitetin për shumë shkencëtarë rreth globit, dhe tani një grup i studiuesve në Universitetin e Wyomingut kanë gjetur shpresë në potencialin e kapsaicinës – përbërësit kryesor në speca djegës – si një shtojcë me bazë dietale.

Tundimi për të ngrënë ushqime të yndyrshme është shpesh aq i fortë saqë për shumë njerëz ai mund t’i mundë apo mbizotërojë çfarëdo kufizimesh dietetike, transmeton Koha.net. Si zgjidhje për këtë problem një grup i studiuesve në Universitetin e Wyomingut e ka zhvilluar një qasje të re për ta stimuluar metabolizmin e energjisë – pa nevojën për t’i kufizuar kaloritë.

Gjatë takimit të 59-të vjetor të Shoqatës Biofizike në Baltimore, që mbahet prej 7-11 shkurt, hulumtuesit nga laboratori i dr. Baskaran Thyagarajan, Universiteti i Wyomingut përshkruajnë se si dieta me kapsaicinë mund ta stimulojë termogjenezën dhe djegien e energjisë duke i aktivizuar receptorët e saj, të cilat janë të shprehura në qelizat e yndyrës së bardhë dhe të kafenjtë. Kjo mund të ndihmojë për të parandaluar dhe menaxhuar trashjen dhe komplikimet e tjera të lidhura me shëndetin si diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut, si dhe sëmundjet kardiovaskulare – megjithëse ky efekt ende nuk është demonstruar në provat klinike të kontrolluara me kujdes.

“Obesiteti shkaktohet nga një çekuilibër mes konsumit të kalorive dhe shpërndarjes së energjisë,” shpjegoi Vivek Krishnan, student i diplomuar që punon në laboratorin e Baskaran Thyagarajan në Shkollën e Farmacisë të Universitetit të Wyomingut – një grup hulumtues i njohur si “Baskilab”.

“Në trupin tonë, qelizat e yndyrës së bardhë e akumulojnë energjinë dhe qelizat e yndyrës ngjyrë kafeje shërbejnë si termogjenikë (ngrohje e prodhuar nga djegia e yndyrës) si makineri për ta djegur yndyrën e depozituar. Ngrënia e ushqimit të pasur me kalori dhe mungesa e aktivitetit fizik e shkaktojnë një çekuilibër në metabolizëm gjë që çon në trashje.”

Gjatë ndjekjes së strategjisë për menaxhimin e trashjes, të dhënat laboratorike të grupit tonë zbuluan se “dieta me kapsaicinë – një ‘agonist’ kryesor (iniciator i reagimit) ose kanali proteinik i quajtur “transient receptor potential vanilloit 1” (TRPV1) – e frenon obesitetin e shkaktuar nga yndyra e lartë,” tha Krishnan.

Baskilab konstatoi se obeziteti i shkaktuar nga yndyra e lartë dhe kapsaicina dietike – 0,01 për qind e kapsaicinës në dietën totale me yndyrë të lartë – e pengoi trashjen e shkaktuar nga yndyra e lartë në provat me minj të tipit të egër, por jo në minjtë të cilëve gjenetikisht u mungonte TRPV1.

Më tej, kapsaicina dietike nuk e modifikoi marrjen e ushqimit ose ujit tek këta minj “edhe pse e kishte rritur në mënyrë të konsiderueshme aktivitetin e metabolizmit dhe shpenzimin e energjisë në minj të tipit të egër të ushqyer nga një dietë me yndyrë të lartë, “por jo për minj të cilëve gjenetikisht u mungonte TRPV1” vuri në dukje Krishnan.

Pra, hipoteza kryesore e Baskilab është se kapsaicina dietetike shkakton kaftëzimin e indeve të bardha dhjamore dhe e stimulon termogjenezën për ta luftuar trashjen. “Qëllimi kryesor i punimit tonë është t’i zgjerojmë njohuritë e mekanizmit me të cilin kapsaicina i kundërvihet trashjes, si dhe t’i avancojmë demonstrimet e potencialit antitrashje të kapsaicinës dietale, transmeton Koha.net. Në vijim, do të përqendrohemi në qëllimin tonë afatgjatë të zhvillimit të agonistëve TRPV1 si molekula të ilaçeve të reja për ta parandaluar dhe trajtuar trashjen,” thanë hulumtuesit nga Baskilab.

Zhvillimi i një suplementi dietetik natyror si një strategji për ta luftuar trashjen mund të avancohet lehtë për provat klinike në njerëz, sipas studiuesve. “Ne e parashikojmë një formulim me bazë nanogrimcash me çlirim të vazhdueshëm të kapsaicinës, i cili është aktualisht në zhvillim e sipër në laboratorin tonë,” shtuan hulumtuesit nga Baskilab. “Nga ana tjetër, kjo do ta avancojë një qasje të re dietike me bazë suplementare për ta parandaluar dhe trajtuar një prej sëmundjeve më të rrezikshme për jetën, obesitetin dhe komplikimet që lidhen me të – tek njerëzit.”

Strategjia e grupit për ta luftuar obesitetin pritet ta formësojë një fokus të madh të përparësive të ardhshme të kujdesit shëndetësor si për Institutet Kombëtare të Shëndetit ashtu edhe për Departamentin e Mbrojtjes.

Baskilab e ka dorëzuar tashmë një kërkesë për patentë për aspektin e studimit lidhur me ofrimin e ilaçit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...