Dieta parahistorike shkrin kilet dhe e forcon libidonë

Me një regjim paleolit të të ushqyerit, në krahasim me dietat e tjera, humb pesha në mënyrë të pabesueshme, ngase ky regjim është i “ndërtuar” në gjenet tona, përderisa ka një efekt të shkëlqyeshëm edhe në forcimin e libidosë.

Aktoret si Megën Foks dhe Elizabet Hërli, dhe këngëtari Tom Xhons janë disa prej adhuruesve të “Dietës së njeriut parahistorik”.

Me këtë dietë humb pesha, pa qenë të uritur dhe pa numërimin e kalorive, ndërsa që është përpiluar edhe një meny, në të cilën përfshihen artikujt e dëshiruar, ata të lejuar dhe të ndaluar.

Dieta bazohet në kopjimin e asaj se çfarë kishte konsumuar njeriu parahistorik, ndërkaq pos rrënjëve përfshin pemë, fara, mish peshku, mish, vezë, bimë, perime…etj.