Dietat e shpejta shkaktojnë probleme në zemër

Tek femrat anorekse dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmrohen probleme në zemër, të rrezikshme për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë shkenctarët Amerikan.

Me vite është e njohur se tek femrat të cilat të sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës.

Përveç kësaj, shkenctarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegët e saj nga spitali pediatrik Hsabro në vendin Providence në Rhode Island, kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cialt ishin të hospitalizuara për shkak mosushqyerjes të shkatuara nga anorekisa.

Deri sa aparatet kanë matur punën e zemrës dhe metabolizmin e saj, këto vajza ushtronin në biçikleta të dhomës duke simuluar vozitjen e saj në tatëpjetë. Ato kishin ndërprerë ushtrimet kur janë lodhur shumë.

33% nga këto vajza të kontrolluara pastaj, duke përfshirë edhe ato që kanë ushtruar çdo ditë për disa orë, kishin zemër të dobësuar mesatarisht apo edhe fort.