Home Shëndetësi Dietat e yjeve të Hollivudit

Dietat e yjeve të Hollivudit

Dietat e yjeve të Hollivudit Të jesh një personazh publik është ëndrra e gjithkujt, por nga ana tjetër kërkon shumë sakrifica, si për shembull të kontrolluarit të regjimit ushqimor.

Yjet e ekranit përpiqen të mbajnë trupin e tyre në formë dhe dietat ushqimore janë gjerësisht të përdorura nga to.

Beyonce është një nga VIP -at, që i kushton shumë rëndësi të ngrënit. Vetëm lëngje dhe shumë pak sheqer të hedhur në ujë. Lëngje si ai i limonit dhe spec djegës. Është kjo receta e hekurt e përdorur nga Beyonce për të humbur disa kilogramë brenda një jave.

Megan Fox është e bindur se uthulla e mjaltit është mënyra më e mirë për të pastruar organizmin. Ylli hollivudian e përdor çdo ditë për të qëndruar e dobët dhe më lëkurë shkëlqyese.

Ndërsa Katy Perry është e çmendur pas kërpudhave. Sipas yllit të pop-it amerikan konsumimi i kërpudhave një vakt në ditë, i mundëson të heqë kilet e tepërta dhe e mban në formë gjatë tureve të lodhshme që zhvillon nëpër botë.

Për Miranda Kerr, sekreti i bukurisë së saj qëndron te Vaji i arrës së kokosit. Modelja australiane e përdorë atë si për kozmetikë ashtu edhe në pjatë për t’i dhënë më shumë shije përbërësve ushqimorë.

Këto dieta janë funksionale natyrisht, por pyetja që shtojnë ekspertët është se a janë ato të padëmshme për shëndetin tonë?

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...