Home Këshilla të ndryshme Dietat mund të sjellin deri te steriliteti

Dietat mund të sjellin deri te steriliteti

Femrat, të cilat shpesh aplikojnë dieta rigoroze, apo pësojnë çrregullime në të ushqyer, dinë të kenë probleme me fertilitetin. Në këtë mënyrë, ato që vuajnë nga bulimia dhe anoreksia, me vështirësi të madhe ia dalin të mbeten shtatzënë.

Nëse edhe ia dalin, femrat me çrregullime në ushqim me siguri se do të pësojnë më lehtë abort, në krahasim me femrat e tjera. Deri diku kjo është pasojë e mungesës së shtresës së dhjamit, që luan rol qenësor në ciklin riprodhues të femrës. Qelizat yndyrore e ushqejnë dhe e prodhojnë hormonin estrogjen, e nëse një femër ka mangësi të tilla, mund të shprehet fertiliteti.

Madje, edhe pasi femra të fillojë të ushqehet normalisht, fertiliteti nuk do të shërohet menjëherë; do të duhet rreth një vit që funksionimi i trupit të normalizohet. Për fat të keq, dëmet mund të jetë edhe më jetëgjata – me këtë rast shpresën e vetme mund t’jua ofrojë fertilizimi artificial.

Nëse gjatë shtatzënisë femrat në masë të madhe shtojnë në peshë, këto femra janë më të rrezikuara nga shtypja e lartë e gjakut. Në vendet e zhvilluara llogaritet që rreth 8% e gjinisë femërore, në një periudhë të caktuar, vuan nga bulimia.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...