Dietat më të pashëndetshme janë Dukan, ajo 6 javësh dhe dieta ketogjenike

6Shmangia e plotë e grupeve të caktuara të ushqyesve, ushqyerja përmes hundës me pip, uria me shkak të proteinave dhe receta të ngjashme vetëm sa çojnë nga vdekja prej urisë

Dietat të cilat i propagandojnë të famshmit si mënyrë ideale për dobësim janë gjithnjë e më esktreme dhe mund të ndikojnë në mënyrë kundërproduktive në metabolizëm dhe për këtë arsye do të trasheni edhe më shumë, pohojnë ekspertët nga Asociacioni Dietetik britanik. Mes më të këqijave janë dieta Dukan, Dieta prej gjashtë javësh dhe dieta Ketogjenike, shkruan Daily Mail.

Ekspertët tërheqin vërejtjen që nuk ka zgjidhje të shpejtë për vitalitet, ndërsa dietat e popullarizuara mund t’u kontribuojnë një varg pasojash shëndetësore, si dëmtimi i eshtrave, çrregullimi i tretjes dhe punës së lukthit.

Dieta Dukan përbëhet nga katër faza, ndërsa ditët e para hahen proteinat me ndalesë të rreptë të karbohidrateve. Përkrahëset e kësaj diete janë Jennifer Lopez, Gisele Bundchen dhe Carole Middleton. Shkencëtarët pohojnë që nuk ka dëshmi që një qasje e tillë ndaj ushqyerjes në të cilën shmangen disa grupe të ushqimeve ndihmon në afat mët ë gjatë në dobësim. Përveç kësaj, nëse ushqeheni në këtë mënyrë për një kohë më të gjatë kjo rrit rrezikun nga osteoporoza dhe dëmtimi i veshkave, transmeton koha.net.

Një prej dietave më bizare është ajo alkoolike e cila imponon një kufizim rigoroz të numrit të kalorive gjatë një jave për të mundësuar konsumimin e numrit sa më të madh të kalorive në pije alkoolike gjatë vikendit. Pasi që alkooli përmban vlerë të ulët ushqyese, shumë shpejt mungojnë vitaminat dhe mineralet kyçe, ndërsa ka rrezik të madh edhe nga dëmtimi i madh i mëlçisë, shpjegojnë shkencëtarët.

Sipas Dietës prej gjastë javësh, menjëherë pas pirjes së kafes së zezë në t’esëll nevojitet treningu intensiv, dhe më pas për tri orë të tëra nuk guxon të hahet asgjë. Disa prej këshillave përfshijnë edhe larjen në ujë të ftohtë, shmangien e plotë të pemëve dhe pirjen e shtuar të pijeve me proteina.

Mes dietave më të këqija sipas nutricionistëve është Dieta Ketogjenike përkrahëset e të cilës janë modelet, ndërsa bazohet në formulat e lëngshme proteinike të cilat merren 10 ditë. Ato futen në trup përmes gypthit plastik direkt në hundë, ndërsa mjekët pohojnë që ky lloj i dobësimit është jashtëzakonisht i rrezikshëm sepse çon kah uria e plotë dhe bllokimi i tretjes dhe kapsllëku.

Dieta Party të cilën e kanë bërë të famshme Rihanna dhe Simon Cowell, bazohet në dozat e mëdha të koktejeve të cilat përmbajnë vitaminë B, C dhe magnez. Efektet anësore të kësaj diete janë marramendjet e shpeshta, inflamacioni i venave si dhe shoku anafilaktik i mundshëm.