Dietat Yo-Yo

Dietat Yo-YoKujt nuk i ka ndodhur qe gjate festave te fundvitit te fryhet duke ngrene duke bere ‘pushim’ nga kujdesi i tepert per ushqimin.

Dhe nuk jane pak po gati 10 dite, kur festat i lene vendin njera-tjetres dhe ne jemi gati te provojme dhe te shijojme cdo gje…madje sipas eksperteve rrezikojme qe te kemi varesi prej ushqimit.Protagonistet e studimit edhe kesaj radhe kane qene minjte, ndersa kerkuesit ishin italiane.

Studiuesit i ndane kafshet ne dy grupe; ne grupin e pare ushqimi iu dha normalisht, ndersa minjve te grupt te dyte pas ushqimit ‘dietik’ te pese diteve te para, per dy dite me radhe iu dhane ushqime te pasura me sheqer, shije cokollate…me vone serish ushqim normal.

Kur shihnin ushqimin normal, minjte nuk ishin te kenaqur, hanin pak dhe madje tregonin shenja ankthi. Kur iu ofruan serish ushqimet e vecanta, atyre iu kthye humori dhe ishin gati te hanin gjithnje e me shume.

Asgje e tille nuk ndodhi me minjte qe u ushqyen normalisht pergjate gjithe eksperimentit.

Varesia

Kerkuesit iu futen punes per te zbuluar se cfare ndodhi me trurin e minjve gjate dietes Yo-Yo.

Gjate kohes kur atyre iu mungoi ushqimi special, ata perjetuan stres, ankth dhe frike. Ne momentin qe ata u ushqyen serish me produkte me sheqer e shije cokollate, ne trurin e tyre cdo gje ishte normale.

E gjitha kjo tregon varesi ndaj ushqimit, pre e se ciles bien edhe njerezit kur kryejne rituale te njejta.

Keshilla

Per te mos perjetuar edhe ju kete ankth, kur vendosni te nderprisni menjehere konsumimin e disa produkteve, duhet t’i hidhni hapat ngadale.

Ndaj nisni t’i reduktoni ushqimet e demshme gradualisht, si dhe kontrolloni sasine me qellim qe te mos jeni kurre te varur prej ushqimit.

Perndryshe edhe ju do te perjetoni ankth dhe stres kur vendosni te nisni dieta drastike…mos harroni te konsultoheni edhe me mjekun ekspert, pasi asnjehere dhe asgje nuk mund te behet pa pyetur specialistet. /tch/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...