Dietë për një nënë të shëndetshme e cila ushqen me gji

Plot gra pyeten se a duhet të ndjekin ndonjë dietë të posaçme gjer sa janë duke ushqyer me gjinjë.

Lajmi i mirë është se si duket nuk duhet të bëni ndonjë ndryshim rrënjësor ndaj gjërave që hani dhe pini në këtë kohë, megjithëse ka ca gjëra me rëndësi të cilat duhet ti mbani në mend.

Një dietë e balancuar mirë është me rëndësi për shëndetin tuaj

Njëra nga mrekullitë e qumështit të gjirit është se mund ti plotësojë nevojat ushqimore të fëmijës tuaj edhe kur nuk jeni duke ngrënë si duhet. Por edhe pse foshnja juaj nuk do të vuaj nga ndonjë ushqim i pamjaftueshëm nga ana e juaj, nuk do të thotë se ju vetë nuk do të vuani nga ndonjë gjë. Marrja e mjaftueshme e vitaminave dhe materieve ushqyese është e rëndësishme sepse keni nevojë për energji për të plotësuar kërkesat fizike e kujdesit tuaj ndaj foshnjës së re.

Mendoni për përkujdesjen si një motivacion i vazhduar për të ndjekur një dietë të shëndetshme të cilën e mbanit gjatë shtatëzanisë. Fokusohuni në të ngrënit e drithërave dhe farave të drithit, pemë dhe perime të freskëta, dhe ushqime të cilat përmbajnë plot proteina, kalcium dhe hekur.

Të ngrënit mirë nuk do të thotë se duhet të hani shumë. Ekspertët deri me tani kanë rekomanduar se nënat që ushqenin me gjinjë të merrnin rreth 500 kalori shtesë në ditë, por studimet e fundit tregojnë se nuk ka nevojë për këtë rritje në kalori, thotë eksperti i të ushqyerit me gjinjë Kathleen Huggins, këshilluese në Qendrën e Foshnjës dhe autore e “Shoqëruesi i nënës në përkujdesje“. Nevojat e energjisë tek ju do të varen nga pesha momentale dhe për së shumti nga niveli i aktivitetit fizik – nuk ka ndonjë reçetë univerzale për të plotësuar nevojat e të gjithëve./bebaime/