Dietë për thonj të shëndetshëm dhe të gjatë

Dietë për thonj të shëndetshëm dhe të gjatëPër thonj të shëndetshëm dhe të gjatë duhet të mbani një dietë të balancuar dhe të shëndetshme;

Mungesa e vitaminës A dhe kalciumit shkaktojnë thyerjen dhe brishtësinë e thonjëve.

Mungesa e proteinës, acidit folik, dhe kalciumit shkaktojnë thatësiren dhe shfaqjen e vijave të bardha në thonjë.

Mungesa dhe pamjaftueshmeria e acidit hidroklorik shkaktojnë çarjen e thonjëve.

Mungesa e konsumimit të vitaminës B12 shakton nxirjen e thonjëve, ndërsa mungesa e zinkut bën që në duar dhe në thonjë të shfaqen njolla.

Prandaj nëse dëshironi të keni thonj të bukur dhe të shëndetshëm atëherë ju sugjerojmë të mbani një dietë të balancuar.

Pini sa më shumë qumësht dhe hani ushqim që përmban vitaminë D, që t’i bëni thonjët tuaj të rriten më shpejt. Prandaj dhe thonjët e bukur, të fortë, të gjatë dhe me shkëlqim kërkojnë pak kohë dhe durim. Kështu që, tregoni pak durim ndërkohë që i trajtoni ato dhe ndiqni me përpikmëri këshillat që paraqitem më siper.