Home Shëndetësi Disa arsye pse duhet të pimë ujë

Disa arsye pse duhet të pimë ujë

Disa arsye pse duhet të pimë ujëNjeriu nuk  mund të mbijetojë  një muaj pa ujë, por mund të jetojë vetëm pak ditë, mbase tri ose katër ditë, pa pirë ujë. arsyeja pse ndodh kjo eshte se lëngjet janë të domosdoshme për organizmin dhe nuk mund të prodhohen nga organizmi, por mund të merren vetëm nga jashtë.

Lëngjet janë të domosdoshme jo vetëm për të ruajtur ekuilibrin e organizmit, por nevojitet për të ruajtur temperaturën e trupit, ndihmon në shpërbërjen e substancave të ndryshme në organizëm, ndihmon për nxjerrjen e lëndëve të padobishme nga trupi, djersitjen dhe frymëmarrjen e lëkurës.

Njeriu duhet të pij ujë brreth 30-40 mililitra për çdo kilogram peshë trupore dhe kjo sasi mund të merret duke pirë apo me anë të ushqimeve.

Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me ujë, kështu që personat të cilët hanë fruta dhe perime gjatë ditës kanë më pak etje krahasuar me ata persona të cilët marrin më tepër proteina e përbërës të tjerë, dhe te këta persona metabolizmi ka nevojë për sasi më të madhe uji.

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja: probleme tretjeje; lëkure të thate dhe zë të ngjirur; ngadalësim të organeve trupore; probleme me mbajtjen e ujit; dhimbje muskujsh; dhimbje kyçesh; rritje e toksinave (helmeve) në trup.

Mungesa e lëngjeve dh ujit në organizëm shkakton gjithashtu metabolizëm të dobët të yndyrave të trupit, dhjamë të tepërt; muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore, kapsllëk të përhershëm.

Kur nëna ka fëmijë në gji ajo duhet të ushqehet mire në sasi dhe cilësi, sepse në qumështin e saj duhet të kalojë një sasi e mjaftueshme e vitaminës C. Vitamina C gjendet në frutat e freskëta, në perime, domate, sallate, karota etj.

Në rast se nëna i merr këto ushqime në mënyrë të rregullt, foshnja nuk i shfaq këto mungesa të vitaminës C. Këshillohet që foshnjës t’i jepen lëngje frutash ose perimesh duke filluar nga muaji i 2-të ose i 3-të. Përveç vitaminës C këto lëngje përmbajnë edhe lëndë të tjera të domosdoshme për fëmijën. ato jepen në sasi të kufizuar dhe rregullisht.

Sasia e tepërt nuk sjell dobi. Fëmijës mund t’i jepet lëngu i limonit, portokallit, mandarinës, shegës, mollës, pjeshkës, rrushit, domateve, karotës etj. Nëse fëmija është me ushqyerje artificiale, rritet nevoja për lëngje frutash e perimesh. Sëmundje të aparatit tretës dhe deri tek verdhëza.

Këto janë pasojat, që mund t’u kushtojnë konsumatorëve, për shkak të ujit të ndotur. Këtë e pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, ndotja e ujit, sado e vogël të jetë, përbën një problematikë shumë të madhe për shëndetin. Sipas mjekëve, ajo që e bën akoma më alarmante situatën se uji i ndotur sjell pasoja, është pikërisht fakti se këto pasoja bien sidomos mbi fëmijë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

5 rregullat e një mëngjesi ideal

Një mëngjes i lehtë e i shijshëm, shoqëruar me një kafe, është nisja më e mirë dhe më e këshillueshme për ditën. Shpeshherë studime të ndryshme kanë këshilluar të konsumojmë mëngjes patjetër, duke u shprehur se është vakti më i rëndësishëm i ditës. Mos e humb kurrë mëngjesin Nuk duhet ta shmangësh asnjëherë konsumimin e mëngjesit. Disa persona nuk konsumojnë mëngjes...