Home Këshilla të ndryshme Disa arsye pse duhet të pini çdo ditë ujë me tranguj

Disa arsye pse duhet të pini çdo ditë ujë me tranguj

Uji me tranguj për të eleminuar toksina e ndryshme nga organizmi dhe përmirëson shëndetin e mëlçisë dhe të lëkurës.

Në këtë artikull do t’ju njohim me pesë arsyet përse duhet të pini çdo ditë ujë me tranguj dhe përfitimet e tij të pabesueshme:

Aleat për shëndetin e mëlçisë:

Sasia e lartë e vitaminave A, B, C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi, fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë.

Mban në kontroll tensionin e gjakut:

Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arsterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.

Ul dëshirën për të ngrënë:

Kastraveci bën pjesë në listën e ushqimeve që ju ngopin menjëherë. Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do të ndjeni aspak nevojën për të futur kokën në frigorifer sa herë që ju kap uria.

Përmirëson shëndetin e lëkurës:

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eleminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...