Disa gjerat qe duhet t’i beni para se te mbeteni shtatzene

Te ngelurit shtatzene nuk eshte edhe aq e lehte qe shumica e konsiderojne. Kuptohet, tek disa gjithcka ndodhe shume shpejte, por tek shume te tjere kalon nje kohe me e gjate deri sa te paraqiten 2 vija ose shenja “+” ne testin e shtatzenise.

Nenat e ardhshme shpesh here shqetesohen per punet ne te cilat duhet te kene kujdes gjate kohes se shtatzanise.

Por, mjeket paralajmerojne se ka shume gjera qe duhet te merren parasysh dhe te cilat meritojne vemendje te madhe para shtatzanise.

Ju sygjerojme  nje liste me keshilla vijuese qe do t’ ju ndihmojne qe ne menyre te pergatitur ta prisni sa me mire lajmin se,” jeni shtatzene”.

– Caktoni kontrolle tek gjinekologu para se te vendsoni te mbeteni shtatzene. Fetusi duhet te zhvillohet ne “ambient” te shendoshe, kurse menyra me e mire qe te vertetoheni per ate eshte qe te beni kontrolle tek gjinekologu. Specialisti do t’i bej testet e nevojshme qe te vertetoje se nuk keni ndonje infeksion ose SST (semundje seksualisht te transmetuar) e cila mund t’i shkaktoje deme fetusit. Ne disa raste, behen edhe hulumtime gjenetike qe te vertetohet rreziku nga paraqitja e ndonje semundje te caktuar.

– Mateni peshen tuaj. Pesha trupore eshte faktor i rendesishem i cili ndihkon tek fetusi. Nese luftoni me kilogramet, me mire eshte qe te zgjidhni ate problem para se te mbeteni shtatzene. Pesha normale do t’ju ndihmoje qe me lehte te kaloje shtatzania dhe lindja, por edhe do te zvogeloje rrezikun nga shtypja e larte e gjakut dhe diabeti (sheqeri ne gjak).

– Nese merrni medikamente, shkoni ne konsultime tek mjeku juaj. Nese vuani nga ndonje semundje kronike,ose mjekoheni, shkoni ne konsultim tek mjeku i cili ju ka dhene ati ilace. Disa medikamente te caktuar jane te sigurte dhe mund te merren edhe gjate kohes se shtatzanise, por disa mund te jene te rrezikshem.

– Kontrollohuni tek stomatologu. Nuk duhet ta leni menjane as shendetin oral. Gjate shtatzanise, per shkak te ndryshimeve hormonale dhe acideve te cilat nga stomaku arrijne ne goje per shkak te problemeve me ushqimin, mund te paraqiten probleme me dhembet dhe gingivat. Problemet e tilla dukshem do te reduktohen nese para shtatzanise kontrolloni gjendjen e dhembeve tuaj.

– Harroni alkoolin dhe duhanin. Sigurisht e dini qe alkooli dhe duhani plotesisht duhet te largohen nga jeta juaj gjate kohes se shtatzanise. Por, nuk eshte keq t’i thuani “JO” edhe para periudhes se shtatzanise. Pirja e duhanit dhe alkooli ndikojne negativisht mbi pjellorine. E njejta vlen edhe per partnerin tuaj sepse ato tek ai mund ta zvogelojne kualitetin e spermes.

– Rriteni konsumimin e acidit folik (vitamina B9). Kjo vitamine nga grupi B eshte shume me rendesi per zhvillimin e fetusit gjate muajve te pare te shtatzanise. Prandaj, eshte shume me rendesi qe te keni kujdes te konsumoni acid folik nese planifikoni te mbeteni shtatzene. Acidi folik gjendet tek spinaqi, brokuli, mishi pule dhe vici, karrota, pjepri avokado dhe buka. Mos konsumoni suplemente te acidit folik pa u konsultuar me mjekun tuaj.

– Keni kujdes ne vitaminen A. Nuk keni nevoje per sasi te medha te vitamines A qe te jeni te shendetshem. Largohuni konsumimit te ushqimeve dhe tabletave me vitamine A.

– Shkoni ne udhetim me partnerin. Para shtatzenise shkoni ne pushim me partnerin tuaj. Kenaquni ne momentet e qeta, sepse me ardhjen ne jete te bebit tuaj ato do te reduktohen ne menyre te konsiderueshme. Udhetimi do t’ ju ndihmoje qe te liroheni dhe te pushoni para rolit me te rendesishem te jetes suaj, amesise. Nese nuk keni mundesi te udhetoni diku, dilni me shpesh ne takime romantike qe te forconi edhe me shume lidhjen tuaj.

KËSHILLA TË NGJASHME