Home Këshilla Seksuale Disa hapa deri të super-seksi

Disa hapa deri të super-seksi

super sexyEdhe pse pasioni është nxitësi i parë për çuarje të dashurisë, ekzistojnë edhe gjëra të tjera të rëndësishme, të cilat marrëdhënien seksuale e shndërrojnë në tregim të vërtetë që ka fillim dhe fund.

Nëse dëshironi që jetën tuja seksuale ta dërgoni deri në maje, provoni pesë hapat e nevojshëm për super-seks.

Nxehja
Nuk bëhet fjalë për paralojë, por për ju dhe për trupin tuaj, i cili duhet të përgatitet për vetë aktin seksual. Pasioni fillon në mendime, prandaj nëse ende nuk e keni provuar, mundohuni t’i jepni fantazi dëshirës. Një nga nxitësit e mirë janë edhe filmat për të rritur, të cilët do t’u bëjnë gati, por njëkohësisht edhe do t’u japin ide interesante.

Afërsia dhe përkëdhelja
Lëkura është organi më i madh që ofron një numër të madh mundësish për shfaqje të emocioneve. Shfrytëzoni prekjet për nxitjen e epshit. Mbyllni sytë dhe luani me puthje, gishta, gjuhë dhe ndihmesat tjera, siç janë ajka ose lubrifikantët me shije, nga të cilët do t’u rrëqethet lëkura.

Lodrat për të rritur
Lojërat për seks tashmë nuk janë tema tabu. Ekziston një numër i madh ndihmesash, të cilat mund t’u kënaqin njëkohësisht edhe juve edhe partnerin tuaj. Bëni një vizitë në një dyqan për lodra seksuale, gjeni zgjidhjen më të mirë, e cila do t’i plotësojë nevojat e përbashkëta. Mos u frikësoni nga ndryshimet, sepse ato janë të dobishme.

Seksi oral
Nganjëherë për shkak të lodhjes ose mungesës së kohës harrojmë në kënaqësinë që ofron seksi oral. Mos lejoni që seksi oral të bëhet kënaqësi vetëm për momentet e veçanta. Le të jetë metodë e cila do t’u dërgojë ngadalë, por sigurt drejt kulmit.

Luani lojëra
Veshjet e brendshme seksi, taket, minifundet dhe kostumet e llojllojshme, mund të jenë afrodiziakë të jashtëzakonshëm. Meshkujt rrallëherë mund t’i shmangen një mënyre të tillë të joshjes, prandaj jini magjepsëse. Rolet në seks janë po ashtu zgjidhje e mirë. Së paku për një kohë të shkurtër bëhuni një pastruese seksi ose një motër medicinale, shndërrohuni në një femër e cila do t’ia përmbushë atij imagjinatën, ndërsa juve do t’u shpaguhet dyfish mirësia.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...