Disa këshilla para se të vendosni manikyren mbi thonj

manikyrenManikyra bazë duhet të vendoset të pakten një herë në javë, më poshtë do t’ju tregojmë hapat se si t’a përgatisni dhe të lyeni thonjët në shtëpinë tuaj.

Lani duart me ujë të vakët, një sapun me përbërës zbutës dhe me një brushë thonjësh.

Fusni duart në ujë të ngrohtë në një tas dhe i lini të qëndrojë 5-10 minuta deri sa të zbuten kultikulat e thonjëve. Më pas prisni të gjithë thonjët në të njëjten gjatësi dhe formë.

Lëmoni me limë majen e thonjëve për t’a bërë sa më të butë dhe të përshtatshme për manikyrë.

Nëse duart janë të thata lyeni ato me krem zbutës, ose ndonjë locion tjetër të veçantë.

Nëse keni thonjë të butë dhe deshironi t’i forconi ato atëherë ju këshillojmë të merrni vaj ulliri, t’a ngrohni në sobë ose mikrovale dhe më pas të fusni duart pasi vaji të ketë arritur nxehtësinë që durojnë duart. I lini thonjët të qëndrojnë në vaj të pakten 20 minuta. Këtë procedure e përseriteni 2-3 herë në javë.