Home Shëndetësi Disa këshilla për dhëmbë të bukur e të shëndetshëm

Disa këshilla për dhëmbë të bukur e të shëndetshëm

Larja e dhëmbëve
Për të pasur dhëmbë të bardhë, është mirë të përdoret një furçë “Medium”, domethënë as shumë e përkulshme, as shumë e fortë. Dhëmbët duhen larë pas çdo ngrënieje. Fërkimi me furçë duhet të vazhdojë nga 2 deri në 3 minuta. Mos harroni të ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3 muaj.
Zgjedhja e pastës së dhëmbëve
Përdorimi i pastës për zbardhjen e dhëmbëve mund të jetë i efektshëm, por kujdes se mos dëmtoni smaltin dhe mishin e dhëmbëve! E mira është të përdorni një pastë që nuk është e ashpër dhe një herë në javë, është mirë t’i lani dhëmbët vetëm me sodë buke, e cila është e lirë dhe shumë e efektshme për heqjen e menjëhershme të paradontozës.
Fija e dhëmbëve dhe shpëlarja e gojës
Për të eliminuar paradontozën, përdoret fija e dhëmbëve një herë në ditë pas larjes së dhëmbëve. Për të plotësuar larjen e rregullt të dhëmbëve, bëhet shpëlarja e tyre me solucion për dhëmbët, gjë që bën të mundur të mbrohen mishi i dhëmbëve dhe disa pjesë ku është e vështirë të hyjë furça e dhëmbëve.
Zbardhja e dhëmbëve
Në treg mund të gjeni zbardhës dhëmbësh, por zbardhjen e dhëmbëve mund ta bëni edhe tek stomatologu, por natyrisht që e keni kuptuar se ajo që ka rëndësi është të mbani një higjienë sa më të mirë të dhëmbëve.burimi:living.al

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...