Disa këshilla për t’u ndjerë më energjikë

Flini mirë e megjithatë ndiheni të lodhur? Lodhja, shpesh mendore, sjell stresin e përditshëm, kequshqyerjen e për rrjedhojë, një jetë aspak të mirë.

Po ju japim disa këshilla për të gjetur energjitë e duhura për ditën:
Fillimisht fusni në dietën tuaj frutat e pyllit. Janë të lehta, me pak kalori dhe përmbajnë shumë antioksidantë. Janë perfektë për t’u shoqëruar me kosin në mëngjes ose i pini në formë lëngjesh gjatë ditës.

Bëni një pushim gjatë orëve të punës. Duhet të shkëputet ndonjëherë lidhja me ritmin normal. Nuk ka gjë më të mirë se sa të shpërqendrohesh dhe të qeshësh me kolegët.

Truri ka nevojë për sheqer, kështu që hani diçka kalorike. Këshillohet edhe konsumimi i një sasie të vogël çokollate, mundësisht të zezë.

Nëse punoni në një zyrë të vogël, ku ka një lloj afrimiteti me kolegët, bëni mirë që të dëgjoni bashkë një këngë roku apo ritmike dhe ta këndoni. Në tre minuta do të keni rritje adrenaline.

Edhe veshja ka shumë rëndësi. Vishni ngjyra të shndritshme dhe të bukura që ju përmirësojnë humorin.

Sigurisht që energjia më e madhe vjen nga emocionet: flirtet e shpeshta i bëjnë mirë zemrës.

Mos harroni të ndiqni edhe orën biologjike. Fiziku ka momentet e veta të kulmit. Kështu në mëngjes ose në pasditen e vonë mund të ndiheni shumë energjikë. Grumbullojeni punën në këtë kohë, kurse menjëherë pas drekës, kur trupi bie ne qetësi, përpiquni të mos punoni shumë.

KËSHILLA TË NGJASHME