Disa këshilla se si ta ushtroni trurin tuaj

Truri është organ i jashtëzakonshëm. I përbërë nga miliarda neurone të cilat komunikojnë në mes vete, duke lidhur distancat e vogla, sinapsat.

Çdo centimetër kub i trurit përmban miliarda sinapsa. Kjo do të thotë që mundësia e aktivitetit trunor në trurin e njeriut është gati pakufi.

Një degë e tërë shkencore – shkenca kognitive studion punën e trurit dhe proceset të cilat zhvillohen si pasojë e mësimit. Ju sjellim disa njohuri të cilat mund t’i përdorni në jetën e përditshme dhe këshilla për përmirësim të dukshëm të aftësive kognitive apo të paktën mbajtjen e tyre në nivel të lartë deri në pleqëri të thellë.

1.Sudoku Luajtja e sudokut është si shkuarje në palestër për trurin tuaj. Baza matematikore, të menduarit kreativ, zgjidhja e problemit – të gjitha në një. Do t’ua rekomandonim edhe shahun, por për shah duhen dy persona. Për sudokun – nuk keni justifikim për të mos luajtur.

2.Matematika Një numër relativisht i vogël i njerëzve pëlqen matematikën, por ajo është jashtëzakonisht e dobishme për trurin tuaj. Dhe nuk po flasim këtu për formulat e komplikuara me shumë të panjohura. Mbani mend testet “e shpejtësisë” në shkollën fillore. Në internet mund të gjeni pafund teste të tilla të cilat janë ushtrime të shkëlqyeshme nëse ia kufizoni vetes kohën e llogaritjes. A e mbani mend kur keni llogaritur për herë të fundit me dorë.

3.Pushimi Për funksionim normal të trurit janë të domosdoshme disa orë pushim – fjetja është primare, por edhe pushimi gjatë ditës. Shkencëtarët pajtohen që truri juaj ka nevojë për gjithsej 15 minuta pauzë në mes aktiviteteve intelektuale me kërkesa të mëdha.

4.Kreativiteti Pikturimi, shkrimi, muzika? Nuk kërkohet nga ju të bëheni Santana, Monet apo Bukowski. Teoria thotë që të gjitha qeniet humane kanë nivel të caktuar të aspiratës për të krijuar. Përveç që do të liroheni nga stresi dhe t’i jepni përmbajtje më kualitative jetës suaj, kjo formë e aktivitetit trunor është e dobishme dhe trening argëtues për të gjitha qelizat tuaja gri.

5.Jeta e shëndetshme (ushqimi, ushtrimet) Këtu kemi lidhur dy segmente të rëndësishme – ushqimin dhe ushtrimet. Ushtrimi i trupit rrit nivelin energjetik të tërë organizmit dhe në mënyrë të vërtetuar rrit koncentrimin, dhe kështu edhe kapacitetin e mësimit. Përveç palestrës, ka edhe metoda të ndryshme nga Lindja, për ushtrime të trupit, siç janë nivelet e ndryshme të meditimit si për shembull joga. Ushqimi është po aq i rëndësishëm.

Përbërësit që i bëjnë mirë trurit tuaj janë acidet omega 3 (i gjejmë në peshk) apo kafeina (preferohet një deri në dy filxhanë kafe apo çaj të zi në ditë). Në përgjithësi përbërësit e pashëndetshëm ndikojnë edhe në trurin tuaj – yndyrat, alkooli, sasitë e mëdha të sheqerit.

KËSHILLA TË NGJASHME