Home Modë & Estetikë Disa maska fytyre për tejkalimin e problemeve me lëkurën

Disa maska fytyre për tejkalimin e problemeve me lëkurën

Disa maska fytyre për tejkalimin e problemeve me lëkurënLëkura e irrituar shumë shpesh di të jetë një gjë me të vërtetë e tmerrshme dhe, me gjithë kujdesin e vazhdueshëm, është pothuajse e pamundur që lëkura të jetë gjithmonë në formën optimale.

Vizitat në sallone të bukurisë, sidomos ato të shpeshta, mund të shndërrohen në një gjë të padëshirueshme për xhepin tuaj, andaj për t’i trajtuar problemet e lëkurës pa shpenzuar një mal me para ndiqni këshillat e mëposhtme, që janë të ndërlidhura me trajtimin e lëkurës pa dalë nga shtëpia.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme:

Maska me banane dhe mjaltë

Yndyra e tepërt në lëkurë shkakton shfaqjen e akneve dhe puçrrave. Bananet përmbajnë zink dhe vitaminë C, përbërës të cilët i ndihmojnë lëkurës në kontrollimin e akneve dhe yndyrës natyrale. Kjo maskë ju shërben si një masë e shkëlqyeshme parandaluese.

Udhëzim:

Shtypni një banane dhe përzieni me 30 gramë mjaltë, pastaj shtojani edhe disa pika lëng limoni. Vendoseni në lëkurën e fytyrës dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta. Largojeni përzierjen me një leckë të lagur.
Maska me krem të kungullit dhe mjaltë

Kjo maskë është shumë e rëndësishme për zbutjen e lëkurës. Për shkak të faktit që mjalti ka veti antipezmatimit, kjo maskë ndihmon në zbutjen e pezmatimeve të lëkurës.

Udhëzim:

Përzini 15 gramë kungull organik (mos e ngatërroni me kungullin e rregullt) dhe 5 gramë mjaltë të pastër. Përzieni mirë deri sa të krijohet një masë homogjene dhe me përzierjen e fituar trajtoni lëkurën. Lëreni përzierjen të qëndrojë në lëkurë për 15 minuta, para se ta pastroni me ujë të vakët.
Nëse keni probleme me akne:

Maska e fytyrës me aspirinë

Kjo maskë e fytyrës është e krijuar për trajtimin e puçrrave dhe irritimeve të lëkurës që mund të vijnë si pasojë e tyre.

Udhëzim:

Shtypni një deri në tri kapsula aspirinë në një enë të vogël dhe përzieni me ujë të mjaftueshëm për ta shndërruar pudrën në pastë. Shtojani disa pika mjaltë të ngrohtë. Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë deri sa të thahet (rreth dhjetë minuta), pastaj pastrojeni fytyrën.
Rigjallëroni lëkurën me maskë kumbullash!

Kjo maskë është shumë e nevojshme, sidomos nëse keni lëkurë me akne, pasi që do t’ju ndihmojë në rigjallërimin e lëkurës. Kumbulla përmban vitamina A, C, E, K dhe B, si dhe janë burim të hekurit, kaliumit dhe magnezit. Kur përdoren në lëkurë, këta përbërës e mbrojnë lëkurën nga pezmatimet si dhe ia shtojnë elasticitetin.

Udhëzim:

Shtypni tri-katër kumbulla dhe përzieni me 15 gramë mjaltë dhe 15 gramë jogurt grek. Bëjini masazh lëkurës me këtë përzierje dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta. Pastaj, pastrojeni me ujë të vakët.
Nëse keni lëkurë të thatë:

Maska me avokado dhe aloe-vera

Avokadot përmbajnë acide yndyrore dhe vitamina, të cilat hidratojnë qelizat e lëkurës dhe si rrjedhojë shërojnë lëkurën e thatë. Ndërkaq, aloe-vera është e njohur për vetitë e saj anti-pezmatimit dhe për zbutjen e lëkurës.

Udhëzim:

Shtypni një gjysmë avokadoje në një enë. Shtojani edhe 30 gramë aloe-vera në formë xheli, 15 gramë drithëra dhe 15 gramë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në lëkurë të pastër dhe të thatë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Pastaj, lëkurën duhet ta pastroni me ujë të vakët.
Vendosni mjaltë në zbutësin tuaj!

Mënyra më e lehtë është t’ia shtoni pak mjaltë zbutësve që i përdorni rregullisht. Kjo gjë do t’i ndihmojë lëkurës që të hidratohet më mirë, pasi që mjalti është një hidratues natyral. Mirëpo, mos i shtoni shumë mjaltë pasi që

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...