Home Modë & Estetikë Disa mënyra për të eliminuar celulitin

Disa mënyra për të eliminuar celulitin

Për fillim duhet ndarë kohë për t’u marrë me këtë problem estetik, ndërsa të gjitha gjërat i keni afër vetës. Së pari duhet ta ndryshoni mënyrën e ushqimit, duhet t’u përkushtoheni ushtrimeve dhe masazheve.

Për gjithë këtë punë mund t’ju ndihmojnë edhe një numër i kremrave dhe xheleve të ndryshëm me ekstrakte të kafesë, apo edhe me disa përbërës aktivë, që arrijnë ngrohjen e lëkurës dhe mikroqarkullimin.

Për të luftuar në mënyrë të suksesshme kundër celulitit, nga ushqimi duhet përjashtuar ushqimin e njelmët dhe atë të yndyrshëm. Gjithashtu shmangni mishin e kuq, peshkun e yndyrshëm, prodhimet e qumështit me yndyrë, si dhe ushqimet e rafinuara të drithërave. Në ushqim sa më shumë shtoni pemë dhe perime të papërpunuara, si dhe në përgjithësi ushqimin e shpejtë njëherë e përgjithmonë duhet ta largoni nga tryeza juaj. Ushqimi i paekuilibruar me sasi të lartë të yndyrës, karbohidrateve dhe kripës vetëm sa do ta përkeqësojë gjendjen.

Ushqimi i varfër me proteina zvogëlon mundësinë e furnizimit të indeve me oksigjen dhe shton formimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë. Bimët që stimulojnë qarkullimin periferik, si rozmarina, specat pikantë, luleradhiqet ose hithrat, mund të jenë të shkëlqyeshëm në luftën kundër celulitit. Përbërësit që në mënyrë natyrale shkaktojnë sintezën e kolagjenë, gjithashtu do t’ju ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës që janë të përfshira nga celuliti. Pas çdo shujte, është shumë e rëndësishme që të konsumoni një gotë ujë.

Ushtrimet

Qëndrimi i tepërt ulur zvogëlon sasinë e muskujve në dobi të indeve dhjamore. Për të parandaluar një shpërndarje të tillë të forcës, merruni me ushtrime të lehta sportive që forcojnë muskujt. Ushtrimet janë mënyra më efektive për të ‘hekurosur’ rrënjën e padëshiruar të ‘portokallit’. Një mënyrë e rregull e ushtrimeve do t’ju mundësojë të largoni atë pamje të padëshiruar. Ushtrimi i rregullt, jo vetëm që ndikon pozitivisht në dukjen tuaj, por ndikon në mënyrë të shëndetshme edhe në lëkurën dhe flokët tuaja. Gjatë ushtrimeve, gjaku nëpër vena qarkullon deri në pesë herë më shpejtë.

Hidroterapia shtëpiake

Mbushni vaskën përplot me ujë të ngrohtë dhe shtoni vaj aromatik kundër celulitit. Në ujë mos qëndroni më gjatë se pesë minuta. Trupin e lëmoni me ujin e ngrohtë, duke filluar nga thembrat e lartë. Të njëjtën mënyrë përsëriteni edhe me ujë të ftohtë.

Masazhi anti-celulit

Masazhi është pika më e rëndësishme në luftën kundër celulitit. Më së miri do të ishte të bëni masazh kur muskujt janë të relaksuar, e aty do t’ju ndihmonte një banjë e ngrohtë. Lëvizjet e gjata dhe të buta të vetë masazheve stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe limfat. Edhe saunat janë të preferuara në luftën kundër celulitit.

Kafeina

Kafeina në mënyrë të dobishme ndikon në luftimin e celulitit duke aktivizuar qelizat dhjamore në organizëm. Fundërrinën e kafesë e vendosni në pjesët problematike të lëkurës dhe e leni ashtu të thahet. E leni të qëndrojë ashtu së paku dhjetë minuta. Për të pasur rezultat sa më të mirë, këtë procedurë përsëriteni së paku dy herë në javë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...