Home Shëndetësi Disa nga shkaktarët e dhimbjes së lukthit

Disa nga shkaktarët e dhimbjes së lukthit

Zakonisht është e vështirë të marrësh diagnozë se pse shkaktohet dhimbje e lukthit, por zakonisht kjo lidhet me mënyrën e kequshqyerjes

Këta janë disa nga faktorët që shkaktojnë dhimbje të lukthit:

Orari i të ushqyerit

Disa shprehi të të ushqyerit ju sjellin dhimbje në lukth mbështetet edhe nga faktorët medicinal.

Të hani shpejt dhe shujta të mëdha padyshim ndikon në këtë problematikë. Po ashtu ushqyerja para se të flini nuk preferohet.

Ajo çfarë konsumoni gjithashtu ndodhet në këtë listë, ushqimet e skuqura, ato përmbajtje yndyrore, domatet, erëzat e hudhrat duhet evitohen nga ata që kanë problem me lukthin.

Faktor tjetër është duhani

Pas zbulimit se alkooli vështirëson problemet me lukthin shumë njerëz mund të gjejnë ngushëllimin tek duhani. E kjo nuk duhet të ndodhë.

Dëmet që sjell ai në shëndet janë shumë më të mëdha por ndër të tjera ju sjell edhe problem me lukth.

Një tjetër faktor mund të jetë mbipesha

Ata që janë me mbipeshë kanë më shumë gjasa të kenë probleme me lukthin. Kjo ndodh edhe me gratë shtatzëna pasi që stomaku i tyre i bën presion lukthit dhe fillon aciditeti.

Ankthi dhe stresi do të ju sjellim probleme me lukthin

Nuk preferohet të konsumohet ushqim kur jeni të stresuar dhe duke u ngutur.

Një formë e mirë për të larguar stresin janë meditimi e yoga gjithashtu ushtrimet e ndryshme që do të ju bëjnë të largoni energjinë negative.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet t’i konsumojmë hithrat?

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme. Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Po ashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht...