Home Modë & Estetikë Disa përbërës natyralë për rritje të vetullave

Disa përbërës natyralë për rritje të vetullave

Disa përbërës natyralë për rritje të vetullaveVetullat janë qimet e vetme në trup të cilat femrat dëshirojnë t’i mbajnë. Por problem është se shkulja e shpeshtë mund t’i rrallojë ato. Nëse dëshironi vetulla të bukura e të dendura, provojini këto pesë preparate shtëpiake.

Vaji i ricinit

Vaji i ricinit përmban sasi të mëdha të proteinave dhe vitaminave që stimulojnë rritjen e çmimeve. Gjithashtu, ky vaj e stimulon rrënjën dhe e bën më të fortë e më rezistuese.

Shkopin për pastrim të veshëve e zhytni në vaj ricini dhe me të i lyeni vetullat duke i fërkuar rrënjët e qimeve. E lini që të veprojë disa orë  ose, edhe më mirë, tërë natën e në mëngjes e lani fytyrën në mënyrë të zakonshme. Procedurën përsëriteni për çdo ditë 3 deri në 4 javë.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është një ndër vajrat më të mirë si në shtëpi, ashtu edhe në industrinë e kozmetikës sepse është i pasur me vitaminë E që vepron në mënyrë stimuluese për rritje të qimeve e njëkohësisht e ushqen edhe lëkurën. Për rezultatin më të mirë përdorni vaj ulliri shtëpiak sepse është më ushqyes.

Ngroheni një lugë të vogël me vaj ulliri dhe me gishtërinj e aplikoni në vetulla. I bëni masazh lëkurës për dy minuta dhe e lini që të veprojë një ose dy orë ose, për rezultat më të mirë, gjatë tërë natës. Në mëngjes e pastroni mirë lëkurën me preparat për pastrim të fytyrës.

Të verdhët e vezës

Veza është një ushqim që mund ta përdorni në mënyra të ndryshme. Qimet e vetullave përmbajnë keratinë të cilën proteinat nga të verdhët e vezës e ushqejnë edhe më mirë dhe e pasurojnë, gjë që bën që qimet të rriten më shpejtë dhe të bëhen më të forta.

Tundeni të verdhët e vezës derisa të marrë formë kremi. Në të e zhytni shkopin për veshë dhe i lyeni vetullat. Lëreni që të veprojë 15-20 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.

Qepa e kuqe

Edhe një ushqim ekstrakti i së cilës përdoret në industrinë e kozmetikës dhe arrin rezultate të shkëlqyeshme. Qepa përmban sasi të madhe të sulfurit, i cili nxit krijimin e kolagjenit, i cili e përtërin lëkurën dhe nxitë forcimin e rrënjëve të qimeve.

Pastrojeni qepën, e preni në katrorë dhe me mikser e imtësoni deri kur ta fitoni një përzierje të dendur. Me këtë i lyeni vetullat dhe e lini që të veprojë pesë minuta. Gjatë aplikimit duhet të keni kujdes që të mos i prekni sytë. E pastroni fytyrën në mënyrë të zakonshme. Procedurën përsëriteni një herë në javë gjatë një muaji e gjysmë.

 Aloe vera

Kjo bimë magjike është e çmuar shumë në industrinë e kozmetikës. Përveç që kujdeset për lëkurën dhe flokët, ekstrakti i saj përmban enzima dhe përbërës ushqyes që nxisin rritjen e qimeve. Blijeni një bimë aloe vera dhe përdorni fletët e saj.

E merrni një pjesë të fletës dhe me pjesën e brendshme i fërkoni vetullat. E lini që të qëndrojë gjysmë ore dhe e pastroni me ujë. Aloe verën mund ta përdorni kurdo që të jeni në shtëpi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...