Home Këshilla Seksuale Disa sinjale që iu tregojnë se mashkulli është i zoti në shtrat

Disa sinjale që iu tregojnë se mashkulli është i zoti në shtrat

Disa sinjale që iu tregojnë se mashkulli është i zoti në shtratJeni në një lokal me një djalë të ri dhe keni arritur deri në atë pikë sa mund të mendohet për seksin.

Si mund të jeni e sigurt që ai do t’u dhurojë me të vërtetë një natë seksi shumë të kënaqshme, e cila do t’u lërë pa mend?

E thjeshtë! Harroni masën e duarve të tij, të këmbëve, të makinës dhe lexoni shenjat e mëposhtme, të cilat do t’u drejtojnë nëse mashkulli që keni zgjedhur do t’u japë kënaqësi.

1­ Ai është veshur shumë mirë

Nëse ai është veshur në mënyrë shumë të veçantë dhe me stil do të thotë se tregon kujdes ndaj

detajeve. Nëse një mashkull tregon kujdes ka kaluar provën e parë të seksit, sepse detajet janë baza e një nate seksi shumë të kënaqshme. Mundësitë që ai të jetë tepër i përpiktë kur vjen puna tek trupi juaj janë shumë të mëdha.

2­ Ai vjen erë misk

Ekspertja e parfumeve, Roja Dove, thotë “meshkujt të cilët zgjedhin locionin e pas rrojës me aromën e miskut, si Hugo Boss, kanë tendencën të jenë shumë seksualë dhe nuk shfaqin shenja turpi kur vjen fjala për të mësuar të gjitha të fshehtat e pasionit”. Ai parfumohet sepse dëshiron t’i ndjeni aromën e çdo pjese të trupit dhe pas aktit edhe ju të keni në trup të njëjtin parfum.

3­ Ai ka shkrim të bukur

Sigurohuni që të shihni pretendentin për të kaluar një natë seksi, teksa “zhgarravit” diçka. “Nëse ai shkruan shkronjën “g” dhe “y” me të lakuar, ai do të jetë një libido të dyfishtë brenda një nate”, thotë eksperti Jacqui Tew nga Instituti Britanik i Grafologjisë. “Shkrimi i lakuar nënkupton ndjeshmëri, pra një mashkull i cili shkruan në këtë mënyrë do t’u japë me siguri orgazmën”, përfundon ai.

4­ Ai luan futboll

Meshkujt të cilët merren me sport janë të dashur, të mrekullueshëm. Nëse një mashkull ka teknikë të koordinuar, ai do të “lundrojë” në të gjitha dredhitë e pozicioneve të ndryshme seksuale.

5­ Ai ushqehet mirë

“Nuk duhet të kërkoni me qiri një mashkull që ha shumë”, thotë ekspertja psikoterapiste Jim Brackin.

“Një mashkull i cili shijon ushqimin e tij dhe ka një oreks të shëndetshëm do të “garojë” me libidon dhe do t’ia dalë mbanë të fitojë atë”, përfundon ajo.

6­ Ai mund të lëvizë në kërcim

“Nëse ai është shumë ekspresiv në një kërcim në dysheme, do të ketë të njëjtën sjellje edhe në shtrat”, thotë Ruth Howard­Jones, instruktore kërcimi. “Kërcimi e mban trupin në formë dhe një trup i mirë u siguron seks të mirë”, shton ai.

7­ Nuk shqetësohet nëse nuk paguan faturën

“Mënyra se si një mashkull manovron paratë e tij është çelësi që u drejton për tek personaliteti që ai ka”, thotë ekonomisti Martin Lews. “Nëse ai është rehat me gjendjen e tij financiare, pavarësisht nga sa është ajo, ai tregon se është i sigurt në vetvete. Kjo e bën atë të jetë një mashkull shumë i ndjeshëm në dashuri”, shpjegon ekonomisti.

8­ Ai ndalon puthjet ndaj jush

“Nëse ai ndalon puthjet, pushon për pak, atëherë ka mundësi që mashkulli të jetë një gjeni seksi”, thotë psikologu dhe eksperti i gjuhës së trupit Mo Shapiro. “Dëshironi një mashkull që të ndërtojë pasionin dhe të ndalojë për të parë se cili do të jetë reagimi juaj. Kjo do të thitë se ai do të ndjejë atë çfarë ju po përjetoni në atë çast dhe do të bëjë gjithçka për t’u ndezur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...