
Ka një kohë të duhur për çdo gjë, ju vetëm duhet ta dini se kur është ajo saktësisht.
Ka qenë tabloidi britanik “The Sun”, i cili ka publikuar së fundmi një listë të ditëve më të mira për aktivitete të ndryshme.
Duke e nisur me të hënën, e cila rekomandohet si dita më e mirë për të ngrënë në restorante. Dhe kjo pasi, gjatë fundjavës është konsumuar gjithçka dhe që nga e hëna, gjithçka është e freskët përsëri.
Ndërsa për të bërë seks, dita më e mirë është konsideruar e enjtja. E kjo pasi, në këtë ditë, vlerësohet se nivelet natyrore të kortizolit, i cili stimulon hormonet seksuale, arrijnë kulmin.
Shitja e shtëpisë? Gjëja më e mirë që mund të bëhet të premteve. Kjo sipas analizës së kryer në agjencitë real estate, e cila konkludon se ta shesësh shtëpinë para fundjavës, rrit në masë të madhe shanset e mbylljes së marrëveshjes.
Të kërkosh punë, ose një rritje rroge apo përgjegjësie? Të mërkurën, paraqiten shanset më të mëdha.
Në fund, të martohesh, rekomandohet që ta bësh vetëm të premten. E kjo pasi, shmang tradicionalizmat e ditës së shtunë dhe të dielë.
Ditë kjo që vlerësohet si më e përshtatshmja edhe që të ndërpresësh pirjen e duhanit. Pasi për shumë studime, vullnet është në maksimumin e tij pak para fundjavës.